Poezi nga Armenida Qyqja

Poezi nga Armenida Qyqja
 
 
PA SYTË E TU
 
Vishem e zhvishem para teje,
Me dhjetëra tesha mitike provoj,
E çmendur siç jam, endem kohëve të lashta,
E në pasqyrën e syve të tu, veten time kërkoj.
 
Unë mund të jem…, shumë gjera, i dashur,
Orë mali, zanë, mbretëreshë a demon,
Por pa sytë e tu, që ëmbël më qeshin,
Jam veç një shpirt që trupit i mungon…
 
 
 
TIRANI!
 
Si një zot i patundshëm nderet malli,
Cep më cep, skutë më skutë…Tirani!
Askush s’e shkund dot tani…
E ndalur pezull mes buzëve
Është dhe fryma e natës delirante…
 
Nga dritarja e hapur një yll vëzhgoj
Tek ndizet e shuhet ethshëm
Hapësirës së pamatë,
Zemra e lodhur po e jep dhe rrahjen e fundit,
Vetëm për të dalë nga vetmia e gjatë…
 
 
 
I PANGOPURI NJERI
 
Ah, njeri që para syve e ke gjithë botën
E mundohesh në korrnizë ta futësh,
Në dritare të vogla instagramesh,
Mes mijëra përdëllitjesh, pëlqimesh…
 
Përpara syve ke perëndimin hyjnor,
Parajsën mbi mijëra trëndafila zbritur
Mendjen rreh veç si ta futesh dhe pikën e dritës
Në kovën tënde të vogël bashkë me tërë detin…
 
I pangopuri njeri që mbete pas tempujve,
Me tempullin tënd ku as fle e as zgjohet asgjë,
Boll iu fale zbrazëtisë, përplasjeve të turbullta të gotave,
Mburrjeve pa fund, majë piramidave boshe…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s