Mbi repertorin e Teatrit dhe dramën “Prangat” të Halil Lazes / Nga: Samir Perihana

Mbi repertorin e Teatrit dhe dramën “Prangat” të Halil Lazes

 

Nga: Samir Perihana

Parafjalë

E dua Teatrin !Jam rritur me të. Mbaj mëndpothuajse të gjitha dramat, komeditë dhe tragjeditë të realizuara nga ajo skenë, të paktën qysh kur kam filluar t’i ndjek në rininë time të hershme.U jam mirënjohësvërtettë gjithëvedhe të gjithë brezave, të gjithë atyre që realizuanpërmes kushedi sa sakrificave dhe mundimeve ato drama dhe vepra tëskalitura thellë në memoriene spektatorit dhe shikuesitqë na kanë bërë sa herë të kthehemi në shtëpi të zhytur në mendimeduke u përpjekur nën influencën e tyre ta perceptojmë botën dhe marrëdhëniet njerëzore ndryshe nga ç’kishim bërë më parë. U jam mirënjohës të gjithë atyreqë me mjeshtëri artistike dhe pasionbënë të mundur për muatë kem sot një qëndrim për jetën, vendin dhe njerëzit e mi më të vetëdijshëm nga çdo t’i kisha pa ta. I jam mirënjohës atyre mjeshtrave të skenës që na bënëtë kuptojmëmbi të gjitha se arti ka mision qytetërues dhe formëzues të ndërgjegjes kombëtare.

Sa herë që ulem në poltronet e skenës përballë jush (njerëzve te artit),mëështë bërë zakon të hedh vështrimin përreth në kërkim të përmbushjes së dëshirës simetë kahershme që të mos ketë asnjë vend të lënëbosh në sallën e Teatrit Kombëtar.  Nuk e fsheh, dëshira ime ështëqësallatë jetëplotsipas asaj fjalës së urtë të popullit “sa të mos ketë vënd ku të hedhësh kokrrën e mollës”,në mënyrë që mesazhi qëdo tëpërcillet nga tempulli i skenës të ngjizësa më shumë në mendjet e spektatoritpasi besojse një spektator i kulturuar dhe i kultivuar është një qytetar i mirë.

Ndaj sot kam nevojë që të ndaj me ju një shqetësim i cili më mundon prej kohësh,me dëshirën e mirë për tësjellë në vëmendje vlerat kombëtare që Teatri Kombëtar ka synim të përhapënë tëmirë të publikutsidomos pas viteve ’90.

A duhet të dominojë në repertorin e Teatrit drama shqipe?

Unë nuk e di se çfarë raporti duhet të ruhet sipas rregullores së nxjërrënga bordi i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinëe Kulturës ndërmjet dramës ,veprave të huaja dhe atyre shqiptare, por jam i sigurtëse në letra ky raport duhet të anojë për dramën, veprën shqipesë cilës ka për detyrë t’i shërbejë dhe ta promovojë në kërkim të nxitjes së krijimtarisë më të mirë në vend,  pasuri e së cilës është edhe Teatri Kombëtar,  por në realitet ndodh krejtësisht ndryshe. Veprat shqiptare zënë njëvend të pakëtduke krijuar një vakum në fjalën e sjellë shqipe.  A thua se mungon vepra shqiptare? Jo,  nuk e besoj. Atëherëpër çfarë arësye ndodh kjo anomaliku vepra shqiptare në vënd që të qeverisë skenën në kërkim të përçimit të mesazheveqë publiku dëshirontë marrka një rol anësor?Unë nuk kam asgjë në të vërtetë me veprat e vëna në jetë në skenën e Teatrit nga dramaturgë të huaj, amerikanë, europianë, qofshin edhe sllavë, jo asgjë,përkundrazi edhe ato më pëlqejnë, mjafton të përcjellin ide dhe vleradhe e kuptoj se për t’i vënë në jetëështë dashur mund dhe derdhur mund e djersë nga të gjithë punonjësit e përfshirë në trupën e Teatrit Kombëtar,por s’kam pse ta fsheh e ta them publikishtpasi e di dhe jam i sigurtëse shumë mendojnë si unë,  ndoshta edhe vetë aktorët apo pjesëtarët e trupësse do tëishte në nder të të gjithëveqë drama e Njeriut të ngjitej në skenën e Teatrit Kombëtar dhe të fliste në gjuhën amtareduke bërë që auditori të“shkundej” nga emocionet e përcjella me mjeshtëri dhe krenari prej dramës shpipetë përfaqësuara denjësisht nga dramaturgë të shkëlqyer si Ruzhdi Pulaha, Pano Taci, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi,  Halil Laze etj.

Halil Lazedhe vepra e tij u bënëshkasnë fakt për të marrë përsipër të prononcohem në këtë shkrimduke besuar në mirëkuptimin tuajse nuk kam asnjë lloj interesi tjetër veç atij të shërbimit ndaj një Arti ku si qëllim parësor tëketëqytetarin dhe hallet që e shqetësojnëpërballë sfidave të kohës.

Rastësisht u ndesha me veprën e poetit, dramaturgut dhe shkrimtarit  Halil Laze, tragjedia “ Prangat”, vepër që më bëri të mendohem për atëse çfare shkoi keq dhe u bë mirë në vëndin tonë përgjatë gjithë këtyre 26 viteve tënjë tranziocioni të tejzgjatur. Për fat të keq nuk kemi arritur ende të konsolidojmë një shtet liberal demokratik si  tëvetmin mjet që do t’i mundësonte shoqërisë shqiptaret’i bashkohej rrymavetëzhvillimeve bashkëkohore nëpërmjet çlirimit të të gjitha energjive të ndrydhura të saj. Është për të ardhur keq për gjithë këto viteqë nuk ditëm të ngrihemi përtej të shkuarësjo fort të largëtpër t’i dhënë krahë aspiratavetona.Mendoj se kjo ka ardhur për shumë arësye, por një arsye e rëndësishme ka qënëse nuk arritëm të lexonim qartëç’ka ndodhi për afro gjysëm shekulli nën regjimin komunist. Nuk arritëm të analizonim rrënjet e asaj vuajtje gjysëm shekullore dhe deshëm t’i hipnim trenit europian për të shkuar në një stacion tjetër më të mirëngarkuar me valixhet tona të vjetrapa dashur të lexonim se çfarë shkruhej në atë biletëtëblerështrenjtënë vitin 1990në stacionin e ndërtuar  me vuajtjet e një shtrese të persekutuar padrejtësisht.Nuk ia dolëm dot, për fat të keq.

Zoti Halil, autori i dramës ‘Prangat “ është njëri prej atyre njerëzve fisnik e të pafajshëmtë dënuar padrejtësisht në atë regjim dhe drama e tij i bën jehonë tragjedisë sëatyre qindra mijëra njerëzve që vuajtën një nga diktaturat më të egra te shekullit XX.

Veprën“ Prangat” e cila më ra rastësisht në dorëe kam lexuar pothuajse me njëfrymëgjë qëmë ka nxitur të shtyhem më thellëpër të zbuluar diçka më shumëpër të ndjerin, jetën e tij, pikëpamjet dhe gjithçka tjetër.

Do t’i kthehem pak më vonë veprës për të synuar të transmetoj diçka më intrigueseqë të zgjojë kureshtjen tuaj.

Kush është Halil Laze, autori i dramës “Prangat”

Halil Laze lindi në Gjirokastër në06.08.1942në një familje patriotike gjirokastrite.Babai i tij është vëllai i dëshmorit Asim Zeneli.Shkollën e mbaroi për gjuhë letërsi dhe u diplomua në gazetari.Halili u emërua pas diplomimit tek revista “10 Korriku” ku punoi deri në kohëne arrestimit. Në vitin 1975 u arrestua dhe u gjykua sipas Nenit famëkeq 55 për agjitacion propagandëku edhe dënohet me heqje lirie 8 vjet.

Drama “Prangat” e shkruar pas viteve 90’ hedh dritë mbi ç’ka ka ndodhur  në ambientet e hetuesisësë asaj kohe dhe merr shkas nga ato vite të errëta ku Halilii ripa ju përulur diktaturës diti të tregojë kundrejt bashkëvuajtësve së tijpor edhe xhelatëve një qëndrim dinjitoz, siç i kishte hije për prejardhjen dhe qytetarinë e tij.

Mbas burgimit në Spaç, atij nuk iu mundësua mëqë të punonte nëprofesion, poriu nënshtrua kalvarit të gjatë të vuajtjeve të hidhuraduke punuar si punëtor magazine në ndërrmarrjen “Rruga-Ura”.

Me ardhjen e sistemit të ri demokratik pozicionohet si kryeredaktor në gazetën “Sindikalisti”,  më vonë emërohet Drejtor i Tipografise Ushtarake, vënd që i suprimohet pa të drejtënga Zoti Valer Xheka.

Ka aktivitet të ngjeshur në shtypin e shkruar. Për disa vite ka qënë Kryeredaktor i gazetës “ Liria” po ashtu në gazeta “Bulevard”në të njëjtin pozicion. Falë diturisë të tij, ndershmërisë dhe aftësive menaxhueseka qënë President i Konfideratës së biznesmenëve dhe në kohët e fundit të jetësgjatë viteve 99-2000 edhe kryeredaktor i organit të Shtëpisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, gazetës  “Drita”.

Të qënurit politikan i tranzicionit nuk përbënte sharm për të, përkundrazi zhgënjimet që lanë gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e një shkrimtari dhe dramaturgu të pjekur nuk lejuan qët’i afrohej politikës dhe të kontribonte për të. Në parathënien e  librit tëtij tëfundit “Korridori i paravarrit”, autori shpreh qartazi vendosmërinëpër të mos u bërë asnjëherë pjesë e vendimarrjes politike.

Romani  “Arratisje e pamundur “ dhe drama “Prangat” janëshkruar pergjatë viteve 90-të. Nëto reflektohet protesta e Halilit ndaj një regjimi shtypës që zhbën dhe depersonalizon individin.

Drama “Prangat” dhe bota psikologjike e saj.

Ngjarja e dramës “Prangat” fokusohet në ambientet e hetuesisëtë ndaluara për syrin e publikut. E gjithë skena e aktit tëparëtë kujton procesin e Kafkës.Përballë hetuesit dhe shefit xhelat qëndron viktimaqëiduhet të pohojë fajin e saj.

Në diktaturë askush nuk ështëi pafajshëmtë gjithë gjykohen si të tillë dhe kanë nevojë të rrëfejnë para akt akuzësfajine tyre qënë fakt ndodhet tek qënësia. Drama është e ndarë në VIII akte dhe çdo akt zhvillohet dinamikisht në përputhje me qëllimin dhe idenë e vepres. Thellësia e zbërthimit psikologjiktë personazheve ku asgjë s’është e tepërt të bën për vete . Dialogjete shkathëta, efektet e dhëna përmes  gjetjeve te detajizuara mjeshterisht shpalosin para lexuesitpanoramën e një kohe të zymtë, të një kohe ku veç urdhri ka rëndësi, ai që jepet nga lart-poshtë, vertikalisht dhe që  mundëson  punën e një makinerie të hekurtqë shtyp vullnetin e lirëduke prangosur individin dhe duke e shumëzuar me hiçin të gjithë masën e njerëzve për të ngritur më pas kultin e Diktatures. Në këto kushte të mendosh ështënjëproces i rrezikshëm, siçpohohetedhenga njeriu i Zotit prifti, i cilisimbolizon amshimin dhe mospranimin e tokësores.

Dialogu metafizik ndërmjet priftit dhe të pandehurit mbi tokësoren, ndryshimin dhe të pandryshueshmenmbyllet me pohimin e priftit mbi situatën në të cilën ndodhen sitë burgosur politikë.

Besniku, hetuesiqë dikur e kishte dashur profesionin e tijsi mundësi për të ndërtuar një shoqëri të drejtëgjëndet i tradhëtuar nën mjergullën e dilemave qëi shfaqen gjithmonë e më të qarta e që marrin trajtën e një mospranimi për bashkëpunim për të mos u bërë pjesë e krimit.

Personazhet e pakët nënumërpor që portretizojnëtë gjithë karakteret e kohëssi të xhelatëve të tipit Çeço apo të Ministrit në njërin krah,ashtu dhe të viktimave tëtëpandehuritFlamurit, te hetuesit Besnik (simbolika e emrave të personazheve paraqet një gjetje intriguese) në krahun tjetërpërplasen me njëri tjetrinnë një kontraditëantagonisteqë e mban lexuesin të ngërthyer në emocion deri në faqen e fundit.

Një vepër e arrirëqëautori ua transmeton bashkëkohësve të vet, por edhe brezave më të rinj mbi të vërtetën e diktaturës meriton të gjithëmirënjohjen dhe vëmëndjen tonë për ta nxjerrë në dritëdhe për të mundur më pas ta shpiem aty ku e ka vëndin, nëskenën e tempullit të Teatrit Kombëtar

Ju ftoj që ta merrni në dorë veprën dhe të bindeni, se çdo orvatje për ta kuptuar dramën e Flamurit dhe dilemat e Besnikut ia vlejnë. Ja vlenqë spektatori ynë të shohë të realizuar në skenën e Teatritsesi frika para gjakatarit të Byrosë Politike zgërlaq shërbëtorin e sistemit Çeço dhe e bën të përplasë mekanikisht duart e tij në formë të përgjysmët duartrokitjeje e shoqëruar me gadishmërinëprej skllavi duke shqiptuar fjalët -“Si urdhëron Zoti Ministër!”.

Spektatori ynë ka nevojë të njohë e të dijë, sidomos ai i brezave të rinj, sesi ka qënë e shkuara nga e cila ne vijmë. Ka nevojë ta mësojë këtëqëtë mos i harrojë kurrë ata njerëz të mirëqë vuajten në kalvarin e dhimbjeve dhe torturave të komunizmit, por qëpatën miresine dhe dashurinë të sillnin në jetëvepra si të kësaj përmase me te vetmen dëshirëqë ne tëjemi e të bëhemi njerëz të lirë dhe me dinjitet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s