Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi
 
 
 
***
 
Kur të shikoja,
sytë e mi
nga unë përvidheshin
e të hyja në shpirt,
tani kur i kërkoje
vështirë ti dalloj,
por sytë e mi
do të ndjekin
edhe atëherë
kur t’ jenë tretur!
 
 
 
***
 
I dashur,
nuk është e thënë
të bëhet ashtu
si do ti, apo si dua unë,
do të bëhet ashtu
si duhet të behet,
dhe ashtu u bë,
dy rruge të ndara
ti në rrugën time
e unë në tënden
rrugë!
 
 
 
***
 
E dashur,
aty nën hijen e hënës së plotë,
që sonte të tana hiret ja ke
marrë, aty pranë detit të qetë,
rri e mendon e trazuar
ti besosh, apo mos ti besosh?
E di e dashur, është shumë
e vështire ti rezistosh tundimit
të fjalëve të bukura,
por ta dish se dashuritë
nuk kapen për fjale
dashuritë kapen për zemre!
 
 
 
***
 
Si era ikën e vjen
Flokët lehtë mi turfullon
Si era ikën e vjen
Herë bëhesh stuhi
e herë puhi,
e vrullshëm më rrëmben!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s