Poezi nga Edona Haklaj

Poezi nga Edona Haklaj
 
 
Metamorfozë
 
Teksa hedh sytë në kujtime,
çfarë nuk gjej tretur atje:
copëza jete ,copëza vitesh,
gjithcka pranë si të ishte dje.
 
Teksa shof veten të rritur,
them me vete “-Kush kam qënë?”
Nga një foshnjë e porsalindur,
sot një grua,nesër nënë.
 
Teksa fjalet shkojnë e vijnë,
unë kërkoj forcën e tyre,
një moment të mposht dobësinë,
në një tjetër vet errësirën.
 
Teksa koha humbën gjurmët,
unë një gjurmë kërkoj të lë,
peshë e viteve rëndon mbi supe,
metamorfozën nuk e zë.
 
Teksa jeta merr rrjedh tjetër,
Unë i them që do ia dal,
kohës që më fali jetën,
s’mund t’i them “Të lë në baltë!”
 
 
 
Dashni e sinqert
 
Zot mos m’le pa te!
As kur jam tu prek qillin me dor prej gzimit ,
e n’flatra andrrash thuri vargje suksesesh.
E du afër,sa ma afër…
Mos m’le pa të
As kur mosha m’përball me luhatje,
e në shkundje emocionesh baj hapa gabim.
Kshillat ja du mbi krye me patjetër.
Mos m’le pa të!
As atëher kur shpirti vlon prej dhimts,
e lotët don me pas nji faqe ku me rrjedh lirshëm.
E du at sup me u pshtet rahat e qet.
Zot mos m’le pa të!
Mos m’le pa të!
As kur m’thot me ju heq qafe prej acarimit t’pakuptimtë,
jane fjal të thana në nerva e sipër!
Zot tëlutna mos m’le pa të!
E as atë mos e len pa mu!
Merre frymën teme e jepja tan jetën,
sa ta kem atë frym tjetër nuk du…
 
 
 
Rreze shprese
‌Mos i humb
‌rrugën as shpresën
‌të dyja do i gjesh
‌të kapura për dore me vullnetin.
‌Mos humb
‌buzqeshjet aq të dashura
‌të reflektuara në shkëlqime sysh
‌nga pak do ua ndiesh lezetin.
‌Mos u dorezo,vazhdo
‌nje të ëmbël cast do e ndjesh pranë
‌dhe, ah sa do lutesh të mos përfundojë
‌aty, për ty, përgjithmonë të zgjasë.
 
 
SOT
 
Sot do të bëj dicka më ndryshe
Diellin do e ftoj në bashkbisedim
Sot rrezet do ja marr të loz me to
Në realitet të bukur do kthej cdo ëndërrim.
 
Sot nuk do mbyll dritaret e jetës
Por do i lë të hapura ashtu përgjithmonë
Sot nuk do kem më luftë me veten
Nuk do të ketë më “njëherë e një kohë”.
 
Sot do i buzëqesh cdo njeriu në rrugë
S’ka problem në thonë qenka e marrë
Sot e përjetë do pres një lajm të mirë
Edhe po nuk erdhi, na qoftë për të mbarë.
 
 
 
Unë e Poezia
‌M’duket se fjalt kan lind me mu
M’jan ngjit ashtu si pa e dit
Mu kan bashku pa e kuptu
M’kan than “S’tlam ,s’tlam me ik!”
 
M’duket se n’vena m’rrjedh poezia
E m’bashkon andrra,dit fmijnore
E un kaj prap si ata fmija
Për dit se ikën ngelen mas dore.
 
M’duket se vargjet mshefen te un
Un s’i nguci i la t’frymojn
Ato shumë don per me u shfaq
Un jau plotsoj krejt çka kerkojn.
 
M’duket se jam bija e tyne
Bij e fjalve krejt natyrshëm
Qe me ortekun e një rime
Mendja e dora punojn rrmyeshëm.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s