Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

Q E V E R I T A R Ë T !

Qeveritarët që për popullin nuk punojnë
Janë si ca pemë që frutat i bëjnë të hidhura
Me sëpata t’i presim, me sharra t’i sharrojmë
Ndryshe vendin tonë do ta pushtojë shkretëtira.

Sëpatat dhe sharrat janë votat tona
Këto përmbysin çdo qeveri
Që në vendin tonë mos sundoi zezona
Mos voto qeveritarë që u pasuaruan si me magji.

Mendjen e ke në kokë dhe sytë në ballë
Mos e hidh votën ashtu fare kot
Sa për vete, bëhem kanibal e dua t’i ha të gjallë
Gjithë ata poiltikanë që popullin e quajnë si idiot.

Idiotë janë ata që thëërrasin e bërtasin
Gjasme për popullin po vihen në hell
Oh, mos i besoni! Dua rehatin mos ua ngasin
Për vete- parajsën! Populli- në esfel!

Tiranë, 26 prill 2917

 

NJË LIDERI (po nuk është i vetëm)

Dhe ZOTI që është i PLOTFUQISHËM (se kot nuk i themi ZOT?!!!)
Pranoi një ditë dhe foli me djallin
Por ti si “imbiperëndishëm”.as që pranon të flasësh me kundërshtarin.

– Do bësh si të them unë. se ndryshe unë të ha me dhëmbë?!!!
Dhe mbytesh jargë e shkumë sikur të sulmojë një kope me qënë!
Veten e heq puritan, një qime nuk pra
non të bjerë mbi supe
Për mua, je veç sharlatan dhe karrierën do ta mbyllësh me turpe.

Tiranë, 25 prill 2017

 

HARKU I VETULLAVE

Harku i vetullave u ngrit nga “zëmërimi”
Por sytë qenë joshës e më ftuan për një flirt
Oh, “bukën thatë” nuk e ha Përparimi
Bën tutje andej nga e ftonin sytë.

Sytë tuaj? Eh, se sa drithërues!
Dridhje më dhanë sikur rashë në korent
Tundues sytë tuaj; gati asfiksues
Pse? Ç’ më kjujton?Mos jam aq rezistent?!!!

Jo. Jo. nuk rezistova dot
Nga “dridhjet” gati në dreq po shkoj
E di mirë atë fttesë se ç’më thotë
Nisem pas ftesës dhe “punë” mbaroj.

Nga cikli “Kohë pleqërie”

 

KUR MË THE…

Kur më the:- Natën e mirë!
Pse buzëqeshe, fshehurisht?
Se më zuri “kollë e mirë”
Khë- khë, pambarimisht.

Dhe vazhdove:- Më pe mjaft!
Nuk e sheh që e terpon?
Po mua më kishin zënë”djajtë”
O moj zonja YPSILON!

Se pashë trupin si fidan
Dhe fytyrën…po ç’fytyrë
Shkoi e vate imi xhan
Ku duroj të tillë “mynxyrrë?”

E që thuaj,moj YPSILONE,
Të thashë troç që unë të dua
Në fillim sikur ngurove
Pastaj…eh, çmë “gjeti” mua?!!!

Sepse ramë në “ujdi”
E shkëmbyem”kredencialet”
Se, kur ndodhi, s’ka rëndësi
Ka rëndësi që bashkuam mallet.

Nga cikli “Kohë djalërie

 

D E K L A R A T Ë !

Më lodhën. Më nuk jam popull!
Fjala”popull” u bë demode
Ia sollën popullit mendjen rrotull
Politikanët sharlatanë si sot dhe dje.

Vjedhin, vrasin, gënjejnë (veç për popullin)
Zënë e çirren e ngjirren me zërin në apogje
E trajtojnë popullin si hiç (me të arushë lozin)
Ndaj kam vendosur: nuk jam më”popull” se…

Se më nuk e ha sapunin për djathë
Nga sot e tutje tek politikanët nuk besoj
Nuk dallon hiç një djall nga djajtë
Për ç’thashë, ktëtë vjershë po botoj.

Tiranë, 22 prill 2017

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s