Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia

 

TI JE NDRYSHE

Ti, që shpirtrat s’i shtrydh dot në centrifugë
Ti, që mbase je e ndryshme në këtë univers
Përqafoje paqe-qetësinë
dhe këndoji veç një refreni:
Indiferentizmit.

Futu thellë atje
dhe bërtiti tolerancës së dhjamosur,
asaj që nuk kuptojmë dhe s’e pranojmë dot.

Duhen duar e flatra engjëjsh të bardhë,
që të largojnë retë e ngrysura,
të copëtojnë akujt
dhe të filtrojnë ndërgjegjet e rrokullisura.

Pluhuri i argjendit të mbulojë plagët e grisura,
me oksigjen të mbushësh mushkrit e sfilitura,
sepse ti je ndryshe….

 

NDJESI QË MË SHQETËSON

Është një mendim i shpejtë që më udhëheq,
në kohë të kthjellëta e të muzgëta
e më jep në shpirt një ndjesi,
sikur dëgjoj
kumbimet e Këmbanave
aq të ëmbla e të trishtueshme,
ato të Katedrales pranë meje.
Një e krisur në zemër më hapet befas…
Bëj të shoh,
por aty s’ka shenjë qepjeje a çarjeje
dhe habitem me veten time:
Çfare janë këto ndjesi,
ç’ duan të më kujtojnë?
Ndjesi që ajri, si Perandor,
fishkëllen dhe mi afron.
Ashtu thjeshtë, frymëmarrjen më bllokojnë,
dhe shpërndahen në largesi,
aty, ku presim vdekjen
me kumbime Këmbanash.
Befas përmendem,
lavdi, o Zot
qenka thjesht një ëndërr!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s