Poezi nga Nexhi Baushi

Poezi nga Nexhi Baushi

 

DIALOG ME PRANVERAT E JETËS

Zgjodha nga stinët e mia
orët më të bukura
I afrova pranë vetes
të jetoj ca çaste me to.

Erdhën nga larg me blatim hyjnor,
kujtime e lot, të stinuara në mua.
bisedova shtruar, mallshëm –
lotuam e buzëqeshëm.

Deshiroja gëzimin
e lumturinë ta shtoj
të vishem me pëlhurë dielli
erëmuar me aromë shpirti, e
ta le në vargje poezish.

Mendoja ta përmbushja dhe më tutje jetën
pa e lënduar shpirtin
pa e zemëruar zemrën
të më shfaqen ende aromat e jetës
si gufime valesh në levizjen
e detit – që i thonë jetë
në ditët plot jete në agimet epara
jeta t’me percjelle në udhëtim të mbarë.

Dhe unë
ende të fluroj
e mbushur dhe e pulsuar.

 

A DO TE KEMI ATDHE…?!!

Sa të frikshëm t’u bënë djemtë atdhe,
Zgjohu, se po të zhbjerrin trarët,
Zgjohu, se po të helmojnë tokën,
edhe qumështin e gjirit të nënës,
ta helmuan atdhe.

Sa të frikshëm i ke djemtë atdhe,
sa dhe rrënjën, trungun dhe gembin
po ta zhbjerrin nga toka, atdhe
sa të frikshëm i ke djemtë atdhe,

Zgjohu! e
mos i thirr kurrë më djem,
por, bastardë të kohës ashashit!

 

NË EKSTAZË U DRODHËN YLLI DHE NATA

Ulur mbi një shkëmb ne breg,
monologun e lënë në mes të detit
tutje horizontit plot breng,
Retë e kuqërremta në heshtje u shpërndanë,
deshironte vetëm pak të qëndronte,
të mësonte për Të.
Donte të dëgjonte në heshtje një zë
brenda saj.
Të dëgjonte monologjet mumje,
ato shumë gjëra rrefejnë.
Brenda tyre misteret e jetës bartin,
i donte sonte netët nudo,
pranë të kishte dashurinë,
atje në thellësi të detit.
Në thellësi të syve të tij,
deshironte të kishte shumë dashuri.
Në amfiteatrin e qytetit të lashtë,
nëpër mure, e rrugë, ishin ngujuar
shumë histori.
Rrënqethëse, epike, dramatike, lirike.
Në kalldrëmet e gurta trokthi vraponin së bashku,
jeta, historia, misteri, ligësia,
dhembja e loti.
Nuk arriti trokthin tua ndalë,
as historinë tua mësojë,
nuk e lanë as zemrën tua hapë,
një PO dashurie mbi gurë ta gdhendë.
Amfiteatri i qytetit të lashtë,
i gurëzuar mbeti,
sa trokthi i zemrës desh i ndali.
Gjurmë kish lënë mbi kalldrëmet e lashta,
loti i pikuar si margaritar mbeti.
Në rrugët e kalldrëmta të amfiteatrit të lashtë,
kishte plot mall e dhembje.
Deshironte një zë,
por papritur kuptoi,
të gjitha i kishte humbur,
në thellësi të detit,
poshte këmbeve të saj,
shumë poezi u mbytën bashkë me heshtjen.
Ylli dhe nata u drodhën në ekstazë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s