UNË / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
UNË
 
Të kam vëlla, o jetim i gazit
krushqi lidha me fisin e ankthit
besën me gdhirjet e psesë së mundit
kontradiktat kredhur në tinguj ngjirur.
 
S’ heq dorë nga ledhet e pafajësisë foshnjore
qëndisa me to “kamjen” djallëzore
dhimbjes thamë do i zemë shtegun
gajasëm ftohmën, që mbi ne s’ qe derdhur.
 
Gjëmuam eksperiencat privilegjore
ka’here xhelozia ngrinte frymën rinore
shpeshherë ironia e ndonjë moshatari
ledhatonte bindjen që isha i pari.
 
Klima e pa faj m’ ngrinte vetpëlqimin
brigjeve të rritjes s’i besova dorëzimin
u poqëm në stinët ashtu kuturu, po
rrëpirave të provës s’i dhamë dot fund.
 
Të kam vëlla, o jetim i gazit
krushqi lidha me fisin e ankthit…
të hyp a të zbres nga froni s’ mendoj
për atë lojë s’ kam kohë të mendoj.
 
Torino-2007—-
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s