Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fadwa Tuqan

Kalendari poetik: Fadwa Tuqan (1917-2003)

Më 1 mars 1917 u lind Fadwa Tuqan dhe ishte një nga zërat më të njohur të poezisë palestineze. Tema e poezive të saj përfshin luftën e popullit palestinez për liri, ashpërsitë e luftës dhe gjendjen e femrës në botën arabe. Studioi për letërsinë angleze në Universitetin e Oksfordit. Pushtimi i qytetit të saj të lindjes, Nablus, nga ushtria izraelite la gjurmë të thella në poezinë e saj dhe filloi ndërkombtarizimin e çështjes palestineze nëpër Evropë. Gjatë udhëtimeve të saj, pas vitit 1948, u njoh edhe me poetin e shquar italian Quasimodo. Fitoi mjaft çmime të rëndësishëm ndërkombtarë për poezitë e saj. Ja një poezi e saj kushtuar qytetit të lindjes, Nablus:

QYTETI IM I TRISHTË

Ditën kur u çfaq vdekja dhe tradhëtia
dhe deti u tërhoq me zbaticën
dritaret e qiellit u mbyllën
dhe qyteti im mbajti frymën.

Atë ditë që u largua deti
dhe llumi i fundeve doli sheshit
me sytë mbushur plot shpresë
dhe për qytetin tim i shkretë
filloi mundimi i vërtetë.

U zhdukën fëmijët dhe këngët
hije dhe jehona s’mbetën
bridhte trishtimi mes qytetit lakuriq
pastaj ulej maleve këmbëkryq
rënduar nga vdekja, nga mundja i mekur.
O qyteti im, i trishtë, i heshtur!
Kështu të korrat digjen
në stinën kur frutat piqen?
Ajmé! Më keq nuk mund të ishte!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s