Buka jonë e përditshme / Poezi nga Xhevahir Spahiu

Poezi nga Xhevahir Spahiu

 

Buka jonë e përditshme

Ti erdhe pranë dhe më the:
ta hëngra zemrën!
Unë mbylla sytë
dhe shpleksa ëndrrën.
Shoh si përgjaket zemra ime
në buzët e tua prej mishi dhe drite.
Të bëftë mirë, e dashur.
Po tani, tani, a s’me thua
pa zemër, si mund të dua?
Ti the dy fjale,
hodhe një gur:
ta hëngra zemrën.
Dhe unë i përgjakur numuroj
rrathët e ëndrrës.
E di: zemra ime
zemrën tënde e ka bërë copë e cikë.
kullon gjaku prej saj
si kokrrat e shegës pikë – pikë.
Ti the: ta hëngra zemrën,
kur unë fatziu e kisha sosur tënden
Ish kohë e zisë
dhe zemrat na u benë buka jonë e përditshme.

(17 Gusht 1986)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s