Kalendari poetik: Irina Ratushinskaja (1954-2017) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Irina Ratushinskaja

Kalendari poetik: Irina Ratushinskaja (1954-2017)

U lind 65 vite më parë, më 4 mars 1954, Irina Borisovna Ratushinskaja, disidente e regjimit sovjetik, poete, shkrimtare, skenariste. Studioi për fizikë në Universitetin e Odesës (Ukrainë). Në muajin prill 1982 e arrestuan dhe në shtator të atij viti e dënuan 7 vite me punë të detyruar dhe pesë vite internim, me akuzën “agjitacion për dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit sovjetik”. Ishin vitet e sundimit të Andropov-it, ish shef i KGB, pastaj erdhi cari i “butë”, Gorbaçov. Pasi vuajti tre vite e gjysëm burg, nga të cilët një vit në një birucë ku temperatura në dimër shkonte deri në minus 40°C., poeten disidente e liruan në prag të takimit të Reykjavík-ut (Islandë) të presidentëve Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, si kërkesë paraprake e palës amerikane për çfaqjen e ‘vullnetit të mirë’ nga pala sovjetike. Gjatë kohës së burgimit arriti të shkruante mbi 250 poezi nëpër copa sapuni dhe letra cigaresh.
Në vitin 1987 ajo me bashkëshortin dhe dy binjakët e tyre shkuan në SHBA. Me vendim të Byrosë Politike humbën menjëherë shtetësinë, që e rimorën në vitin 1998 nga presidenti Jelcin. Vdiq më 5 korrik 2017 nga kanceri në mushkëri. Ja një shqipërim prej saj:

DUHMË TYMI…
(Мне в лицо перегаром дышит моя страна)

Duhmë tymi vendi im mbi fytyrë më hedh.
Një libër dërgomëni, të mos ketë gjë për ne.

Shekuj të përshkoj n’atë libër të zhubrosur,
Mbi çati llamarine, qelqe të ngjyrosur,

Tek bëjnë dafrungë, të shikoj fitimtarët
Kur ende s’është koha për të ndezur zjarret….

Jehonë këmbanash ende sjell kjo erë
Të pavdekshmit shpirtra qeshin e fusin tmerr.

Ende të rij mbretërit, çdo parrullë e saktë,
Dhe poetët mbajnë iso. Të dobta gratë,

Kështu janë krijuar dhe kështu i lënë,
Në breg të fatit mbeten fëmijët që bëjnë.

Si nga maja heshtash, shqyhen parzmet në lot,
Historianët vazhdojnë, llomotisin më kot.

Që gaztorët e cirkut të na zgjidhin hallet,
Që bishat, kuçedrat të kenë emrat mbi malet,

Që gjysma të gëzojë, tek sheh vdekjen nuse
Xhelati gati, anì, pa këmishë të kuqe.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s