DY FJALË PËR SAMITIN… / Nga : Dhimitër Nica

DY FJALË PËR SAMITIN…

 

Nga : Dhimitër Nica

Përshëndetje miq e mikesha…Sapo u ktheva nga samiti i 2-të i diasporës dhe përshtypjet e para, nuk janë as të ngrohta dhe as të ftohta…Pati gjëra të mira,por pati edhe gjëra zhgënjyese… Ndoshta herë tjetër mund të ndalem më hollësisht, këtë radhë më ka ngelur në mendje, se përfaqësiesit e diasporës së Greqisë,megjithëse më të shumtë në numur ( për shkak të popullsisë së emigrantëve që banojnë në Greqi) nuk u vlerësuan dhe nuk u përfillën në standartet e duhura…Në fjalën përshëndetëse ( në hyrje të samitit) asnjë emigrant nga Greqia nuk e mori fjalën(jo se nuk donin,por folësit ishin përcaktuar ditë më përpara,sikurse edhe në katër panelet përkatëse) …Zhgënjuese dhe trishtuese ishte përshëndetja e themelueses së Shoqatës ” Gërmim ” me qendër dhe veprimtari në Prishtinë…Se si mund të quhej përfaqësuese e diasporës një shoqatë me seli në Prishtinë,këtë vetëm organizatorët dhe aktorët e këtij samiti duhet ta dinë,pasi Prishtina është dhe mbetet Shqipëri,po aq sa dhe Tirana…Por pati edhe përshëndetje në gjuhën arbëreshe nga kryetari i bashkisë të një qyteti arbëresh Posario Peta,i cili na la tepër të emocionuar…Përshëndetën përfaqësues të diasporës së Gjermanisë,Italisë, nga të ftuarit e nderit,nga tre ministrat përkatës të diasporës Maqedonisë së Veriut,Kosovës dhe Shqipërisë,nga Ali Ahmeti,kryetar i bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Verit, nga Presidenti Thaçi,si dhe nga k/ ministri Rama…Pastaj u kaluan në katër panelet përkatëse,ku nga Greqia,u prononcuan vetëm një apo delegatë…Dita e dytë ishte më entuziaste dhe më shplodhëse,pasi të organizuar me autobusa shkuam në Lezhë për të përkujtuar 575-vjetorin e beslidhjes së kuvendit të Leshës…Aty na priti me fjalën e rastit kryetari i bashkisë së Lezhës,i cili bëri një përshkrim të qartë të ngjarjes historike,me të cilën krenohet krejt Shqipëria dhe Diaspora e në fund presidenti Meta bëri një rezyde të këndshme fjalësh duke i ftuar të gjithë shkencëtarët, profesionistët,ekonomistët,diplomatët,shkrimtarët e diasporës që të kontribojnë edhe për Shqipërinë duke sjellë në atdhe përvojën e tyre Europiane dhe botërore…Më tej të organizuar shkuam në Shëngjin ku hëngrëm drekën dhe më pas u kthyem në Tranë…
Me pak fjalë as ngrohtë dhe as ftohtë,pasi fjetja dhe dy nga tre fakte ngrënie në ditë,diasporistët i kishin vetëm nga xhepi i tyre…Nga samiti e vetjma gjë që përfitova unë dhe si unë edhe qindra e qindra të tjerë ishte takimi me të afërmit,si dhe takimet me miq kolegë,shkrimtarë,gazetarë,artistë e tjerë. Përmendim këtu librat e dhuruar nga poetja dhe artistja Flutura MaçiHysen Berisha,Behar Resulaj,takimet e përmallta me gazetarët Abdurahim Ashiku, Azis Bytyçi,takimet me poetët Hasan Qyqalla, Skender Lazaj, Eltona Lakuriqi, Brikena Qama,etj. Ky qe dhe mbeti përfitimi im më i madh si dhe ” tortura ” e kthimit me autobus një karlavar i vërtet,që zgjati 10- orë Tiranë -Selanik… !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s