Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

LUMI I ËNDRRAVE TUA

Lumi nganjëherë
Shpërthen rrëmbyeshëm
Si i çmendur

Përmbytë zemra e dashuri
Flakë i kallë shpirtërat
Bubullima qiellin trishton
E jeta dhemb nganjëherë

Të nesërmen e bardhë
Bota qetësohet nga buzëqeshjet
Që ditën lumturojnë

Sa e dua këtë jetë të bukur
Me ty shpirti im
Dhe sa shumë etje kam
Për lumin e ëndrrave tua
Ngjeshem mbi mbi ty
Deri sa gjumi më zë…
Oh, Zoti im i urtë…!

 

TAKOHEMI NATËN VONË

Takohemi natës vonë
Kur të tjerët flejnë
Dhe bota heshtë
Po, po vetëm ne të dy
Në botën tonë të kuqe
Ku ëndrrat shihen sy hapur
Ndjenjat pak nga pak fryhen
E të lira qiellit fluturojnë
Tok me puthjet vallëzojnë
Çuditërisht sa shpejt
Vjen mëngjesi i gëzuar
Brenda përqafimit tonë.

 

ËNDËRR E KAHMOTËSHME

Pulëbardha e bukura ime
Sonte më prishe gjumin
E më trazove shpirtin flakë
E më trazove shpirtin flakë
Sa kohë që s`jemi parë

Ëndërr e kahmotëshme
Do ti shkriejmë fjollat e borës
Ti shpejt hoqe mbulesën
Dhe u fute në timin shtrat

Buzët të digjeshin zjarr
E syrin ta futa në kornizë
O lot, o lot i brishtë
Na i qullose fytyrat tona

Një trazim më rriti tik-takun
Dashuria e moçme rilindi
Sonte ndezëm dritën jeshile

Rrudhave të kohës së kaluar moti
I doli boja e ne mbetëm si hije
Por treni i fundit ende nuk kaloj

Plagët e vjetra le të shërohen
Sonte ndjenjat do flasin vet

Të kisha dikur shumë larg
E tash do të vargëzojmë zbashku
Dashurin që lam përgjysmë
Sa i dua zogjtë shtegtar

Shpirti im i është dorëzuar sonte
Betejës e mallit të dashurisë
Sa shumë kisha nevoj për ty
Se dua këtë jetë pa ty…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s