Poezi nga Myrteza Mara
7 MARSI
Mesazhe drite
mbi themelet e jetës,
në memorien e universit
Pemë Kujtese.
Mësuesit,
ambasadorët me kredenciale
në altarin e kulturës;
viktimat e para
në turrën e ndezur të druve!
8 MARSI
Dallandyshja e parë
në qiellin e jetës,
e vërteta më e madhe
e së vërtetës!
Grua-një emër
gjaku i gjithë botës
mbirë në të yje,
nëna e diellit,
mrekullia e parë
e gjithë mrekullive!
Grua-një ëndërr,
globi në një zemër!