Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Re e hënës
 
Po ikin kuajt e këngës
më qetësonin nata- natë
mi trembën hijet e thata,
kamzhik, fshikull i gjatë…
lanë mua, një melodi të njomë,
lanë mua, ca flatra nëpër shi,
hijen trak a truk të tejzgjatur,
në qiparis të ftohte, gjakugri.
 
 
 
***
 
Skulpturë
ti e di si rrëmbehen gjinjtë,
kur fut duart thellësisht në humnerë,
nga shpellat e shpirtit ulërijnë arinjtë
e shqyejnë kokën time të qeshur , të prerë…
 
 
 
***
 
Vite
të tërë e bridhja shpirtin tim
mos i dëgjohej zëri,
mos në ëndrra bëhej fundi im
e ditën më hante trupin,
porsi arushë e merrja me të mirë
e s’ ja kisha më merakun,
po erdhi çasti e ripashë atë
e thashë të merrja hakun
dhe e zgjodha vendin më të bukur
tantella e taka u vesha
diellin e preva mes për mes
në shpirt një puthje i ngjesha,
pas pak dëgjoj një ulërimë
mirë të të gjejë -thashë , o diell
po, arusha, e bukura shpirti im
ish kthyer prape në qiell…
 
 
 
***
 
U inatos,
perfekt
u inatos me mua,
më quajti motër
vetëm për fjalinë
që fillonte me të vogël
përtypte stamnat
mbi ujën time
e shihte veten
copë e thërrime
e më thërriste
ti je Ana,
Ana Ahmatova!
Po unë e verbër
që në lindje isha
lexoja shpirtërat
vetëm me gishta
po ai u inatos,
u inatos me mua
e më quajti motër
më quajti motër
vetëm për fjalinë
që fillonte me të vogël…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s