Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

POEZI

Edhe kur s’ka shpresë jeta
Ti çelë si lulet e para të pranverës
Nuk je hije si e thonë poetët
Por,Diell që më fal ngrohtësi shpirti.

Më ty eci rrugëve të jetës se bukur
Mbylli shtigjet e urrejtjes se njeriut
Këndoj i lirë dhe të thuri hymne lavdie
Të shndërroj në lirinë time të fjalës.

Sa e madhe je poezi
Sa tërë bukuritë e Kopshtit të Edenit
Asgjë nuk të ndërroj me të vërtetën kur ma thua
Më je bërë heroinë e luftërave të shpallura më demonët.

Historia e jote poezi është e dhimbshme,por krenare më ty
Plotë plagët atdheu dhe çdo çast je shërimi i saj
Mezi pres mbrëmjet të flasim sebashku më perënditë.

 

REBELIANE
-Përrallat rebele

Shpirtin ta këpusin përrallat rebele
Të krisur i hypën në qafë botës
Ju vërsulën kopshti tim më trëndafila
Ah,lakuriqe e natës vjell tym urrejtjesh.

Në cilën bishë a shtojzovalle më ngjan
Trupin katran nga fytyra e njeriut djall
Si e lejojnë perënditë këtë farë të shkël
Toka mëkatohet nga ecja e përrallave rebele.

S´dua të përjetoj vdekjet e përrallave rebele
E shejta ime mbetët vendimtare nëse jeta ime është e lirë
Këngët e hutinit e di po na sillën rrotull neve
Secila është më e thellë se thellësia titanikiane.

Kam dashur të pi ndoshta edhe të dehem
Dhe të dashuroj për inat të përrallave rebele
Jetën ia kisha lenë peng të bukurës more
Me miken vrapojmë cili ta puth më fort atdheun.

Mos u u zini për përrallat e mbetjeve rebele
Do t´ia shkurtojnë njeri-tjetrit gjuhën e mëkateve
Më të cilën pesë shekuj na mbajtën peng ferri
Sot o nesër do të fundosën thell vullkaneve të Etnes.

 

Fjalë guri

Ngrituni në fjalë burri
Nëse e doni atdheun
Si fjalë guri.

Cili do të shndërrohet
Në legjendë
Kurrë për jetë
Vdekje s´do të këtë .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s