Alda Merini
Kalendari Poetik: Alda Merini (1931-2009)
Alda Giuseppina Angela Merini u lind më 21 mars 1931 në Milano, ku edhe ndrroi jetë më 1 nëntor 2009. I ati, Nemo Merini, qe kont, por i përjashtuar nga trashëgimia sepse u martua me një fshatare (!). Alda filloi të botonte poezi në moshën 19 vjeçare, pas një viti, më 1951, me ndërhyrjen e poetëve Eugenio Montale dhe Maria Luisa Spaziani, botoi dy poezi në një antologji për poetet e ‘900. Si pasojë e fëminisë dhe jetës së vështirë filloi të vuante nga nervat (disturbo bipolare) me shtrime të herë pas hershme nëpër spitale psikiatrike; por nuk u dorzua kurrë. Fitoi disa çmime për poezitë e saj dhe mbetet njëra nga poetet më të shquara italiane. Kjo është poezia që përzgjodha në 88 vjetorin e lindjes së Saj:
T’I PËRKASËSH DIKUJT …
Ti përkasësh dikujt do të thotë
me mendjen tënde në mendjen e tij të hysh
dhe e lumtur të psherëtish.
Shpesh, gjëra të çuditshme ndodhin, një takim,
një psherëtimë, një fllad ere, që për kuturisje
dashurore të nxit mendjen e zemrën bashkë.
Ç’mbetet vjen vetë, në mëvetësinë e të fshehtave
të botës.
Dje më prure dy tabllò, apo tre më duket dhe dy brryla.
Më the: “Qyshse je dhjamosur nuk të dua më”.
Dhe unë për vete, si ujët ia mbathja e fshihesha.
O Zot, spjegomë pak, ç’është kjo dashuri,
qysh mund ta duash trupin pa puthur shpirtin…
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply