NË ULËSEN E PASME / Shkëputur nga libri me prozë poetike ”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

Adem Zaplluzha

NË ULËSEN E PASME

Në ulësen e pasme fle kapela. Automjeti kollet. Mbi asfaltin e zi një korbi vdekur mban në sqep një gjethe të së cilës askush nuk ja di prejardhjen.
Dy njerëz kalojnë xhadenë pa përfillje, nuk shikojnë as majtas e as djathtas. Eci si pa kokë. Po këta as që kanë kokë!
Mjegulla është ulur këmbëkryq dhe i ka lëshuar flokët
Në prehrin e agullimës.
Dielli si i turpshëm shikon horizontin, syprinën e detit, fluturimin pulëbardhave. Shikon por nuk sheh asgjë.
Suferina si nusja e pakënaqur fjaloset me fërfëllizën për disa gjëra shumë banale. Fjalosjet zgjasin me javë, muaj, nuk kanë të ndalur. Korbat fluturojnë e fluturojnë, fluturojnë edhe kuajt, sonte çdo gjë fluturon që ka dhe nuk ka krih..
Këtu te ne për një plesht e kallim jorganin dhe pastaj ulemi pranë hirit dhe i krehim flokët e shprishura të skamjes.
Dendësia e mjegullës e bënë edhe më të ngrysur qiellin. Qielli qanë, qajnë edhe meteorët me bisht, qajnë mjegullat
Matanë rrugës fle kambanorja. Kishën e ka mbuluar myku. Mykun një dhembje që nuk ka shërim. Shërimi nuk bëzan. Një heshtje e pa përshkruar shikon tej pasqyrës dhe i prek gishtat e erës…
Myku ka mbuluar edhe qiellin, s’mund ta shohim diellin , as dielli nuk na sheh neve, sa herë që hidhërohemi e pështymë njëri tjetrin në fytyrë. Reciprokisht pështyma na kthehet, diku, diku bie në tokë e diku edhe në fytyrat e atyre që pështynë.
Çdo gjë kthehet mbrapsht. Ecim në kokë. Këmbët prekin qiellin. Era na i merr këpucët. Qielli na siglon thembrat koka tokën…
Një merimangë në muranën përball diellit bisedon me kërpudhat. Biseda sillet rreth kujtesës e kujtesa kurse si të kthehet, rri si e vdekur, nuk lëviz, vetëm rrjeti i merimangës lëshon shtat në rrënjët e harresës.
Dita disi u këndell. I zgjoi erërat. Trokëlliu në xhamat e harresës, dhe sërish e zuri gjumi.
Posa i çela sytë, pash një arkivol në arabanë e poçarit. Kush ka vdekur? Dita apo harresa? Apo vdiqën në duet?
Poçari dinak qeshi .Me duart e ngjyera në deltinë ,era e ledhatonte kërthizën e agullimës. Shija e deltinës zbret në fund të fshatit, drekojmë me aromën e pjekur të dheut.
Në ulësen e pasme të kësaj dite që ikën kah e panjohura i ngjitëm kuajt e zi. I zbukuruam me dizgjinët e fjalëve.
Por ec e ktheja mbrapa të pamundurën ec e ktheje kohën që është duke galopuar nëpër hapësirë, ec e ktheje të kaluarën, ec e ktheje… vetveten në fillim të burimit…

Shkëputur nga libri me prozë poetike”Fluturimet e korbave në netët pa hënë”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s