Poezi nga Chad Norman (Kanada) / Përktheu: Kujtim Morina

Poezi nga Chad Norman (Kanada)
 
Disa poezi nga cikli “The Black Rum Poems” (Poezitë e Rumit të Zi) të poetit kanadez Chad Norman. Ai ka botuar deri tani gjashtëmbëdhjetë libra me poezi, e fundit ishte “Learning to Settle Down” (Duke mësuar të shtrohem) nga shtëpia botuese “Black Moss Press” në vitin 2015. Poezia e tij është shfaqur në një sërë publikimesh përqark globit. Ai është fitues i çmimeve “BC Writers’ Poetry” dhe “Gwendolyn MacEwan Memorial Award”. Jeton dhe punon në Truro, Nova Scotia. Një nga dashuritë e Norman është të lexojë dhe të ndajë poezinë me lexues në shkolla, bar-kafe, librari dhe skena teatrosh në Kanada.
 
 
Pas një video zjarri në arkadë
 
Mos më keqkupto.
Më pëlqen
kur vallëzojnë gratë
por kur me to
vallëzojnë edhe burrat.
Ndiej një drithërimë.
Ndiej një ankth
për të qenë mes tyre,
këmbët e mia larg tokës,
krahët e mi në erë,
sytë e mbyllur
që më lejojnë
të jem me to
larg,
shumë larg
aty ku ne, burrat
udhëhiqemi nga daullet
në vallëzimin
për të cilin kam shumë mall,
e kam kërkuar por nuk e kam gjetur
këtu në rrethinat ku nuk ndodh asgjë.
 
 
 
Aversion për Gjethet
 
Dikur
jo shumë kohë më parë
dëgjova ca njerëz
që i referoheshin
atyre që quhen
aktualisht
me përçmim
mbeturina–
A mund ta besoni?
Gjethet, pasi ofruan
dhe e pasuruan
ajrin gjithë verës,
gjethet u kthyen tani
në tokë, Tokën tonë…
thuhet se kanë mbetur
si mbeturina.
 
 
 
Tre sorra të ngordhura
 
Dy ngordhën pas oborrit
A duhet t’i varros
bashkë, apo kur të shkrihet bora
të gërmoj varre të veçanta?
Ndërsa për të zbuluarën e tretë
që e gjeta
në rrugën e akullt,
shikova nga pemët
poshtë një argjinature,
dhe e hodha butësisht
trupin e plagosur të ngrirë
në hijet e mëngjesit
ku e dija se natyra
do t’ia lejojë thellësisë së borës
ta mbajë ngrohtë.
 
 
 
Borë
Dita e Vitit të Ri 2018
 
Unë nuk do të
ec
në gjurmët
e një njeriu tjetër.
Nëse do të ndjek
ndonjë shteg në borë
të atyre që kanë kaluar
përpara meje,
do të jenë
gjurmët e drerit,
vrapi i lepurit
apo ndonjë kafshe tjetër,
gjallë siç jam.
 
 
 
Përktheu: Kujtim Morina
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s