Poezi nga Festim Liti
DO TË VI E DASHUR
Do teë vi e dashur,
nesër në mëngjes,
me dritën e vagët të qiellit,
të ngrohtë krevatin ta gjej,
në delir,
më pas, çdo mbulesë,
ta djegim e përvëlojmë,
deri në perëndim të diellit……
TRANDAFILI
Një trandafil këputa në kopshtin e huaj’
nga pezmatimi u shkërmoq lulja e gjorë’
me kujdes i mblodha petalet përsëri,
por,
gjithshka mund të bëjë me ato,
veç, trandafil, më kurrsesi….




























Leave a Reply