Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

IKJE SI NE BALADË

Nuk dija ç’më dukej vetja,duke ikur nëpër natë,
Kostandin a Doruntinë ,njëri veç a të dy bashkë?.

Eh,kjo zile telefoni,oshëtiu majë më majë,
Po m’i shkulte të gjithë bredhat,po më digjte një dushkajë.

Lashë sofrën e gëzimit atje lart në bredh të gjelbër,
Veç përbrenda më qëllonte zemra me tokmakë të verbër.

Si s’iu ndodha pranë syrit tek digjte qirinë e fundit,
Si s’iu ndodha pranë yllit humbur tej Kashtës së Kumtrit?

Nuk e dija si gëzoja, si mbaja në dorë dollinë,
Kur atje në buzë të detit gratë zinin logorinë.

Ndaj nuk dija ç’isha brenda,duke ikur nëpër natë,
Kostandin a Doruntinë,njëri veç a të dy bashkë.

 

NE, PRA, NE

Dante,
Në mundsh,
Një përgjigje më kthe,
Ku do të shkojmë vallë,
Ne,pra ne,
Që rrathët e Ferrit,
Me shpirt ndër dhëmbë,
I shkelëm të gjithë në të gjallë?!

Lojë shahu në kohën e hipokrizisë

U ula të luaja shah,ashtu ngeshëm,
Ulur të dy ballë për ballë.
Prit,-më tha,- hiqe mbretëreshën,
Ajo ësht’ e pacipë,e përdalë.

I thashë:Mbretëresha ështe imja,
Turpi le të mbetet mbi mua.
Pikërisht këtu filloi grindja,
Këtu mbaroi dhe loja që nuk u fillua.

 

Prodhime të serës

Në serën e mëhallës sonë i gjeni të gjitha:
Domate për gjellë,për salcë,për sallatë,
Speca për te pjekur,për të skuqur dhe mbushur,
Patlixhane për turli dhe imamballajdi,
Tranguj për turshi,për tarator,
Kunguj mishi dhe për lakrorë…
Këtu parajsa çmendet dhe vetë.
Doni dhe më?
Këtu rritim edhe deputetë,
Me shumicë dhe pakicë,
Deputetë për në rrugë dhe për parlament.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s