Ai Qing
Kalendari poetik: Ai Qing (1910-1996)
Poet dhe piktor kinez, Ai Qing është emri i tij i artit, emri i vërtetë është Jiang Haicheng. U lind më 27 mars 1910, i ati qe pronar tokash. U dha pas pikturës dhe filloi Akademinë e Arteve në Hangzhou, më pas në vitet 1928-32 shkoi në Paris për tu njohur me artin evropian. Pas studimeve u kthye në Kinë, rreth vitit 1937 zuri miqësi me Mao Ce Dun-in dhe u bë komunist në vitin 1941. Në vitin 1957, i gjykuar si djathtist nga udhëheqja, u zhduk nga skena politike; e internuan dhe nga ushqimi i pamjaftueshëm humbi shikimin nga syri i djathtë; gjatë Revolucionit mender Kulturor (!)të vitit 1968 me urdhër pastronte nevojtoret publike në vendlindje pesë vjet rresht. Pas viti 1979 u rehabilitua. Ja një poezi prej tij:
E DUA KËTË VEND
Sikur të isha zog,
Do të ngjirresha duke i kënduar:
Këtij vendi përfshirë nga furtunat,
Këtyre lumejve që me zemërimin tonë vërshojnë,
Kësaj ere që fryn me tërbim,
Këtij agimi të rrallë që nga pylli vjen…
-Pastaj të vdes,
Në tokën ku të parët e mi u varrosën.
Përse i paskam sytë me lot?
Sepse këtë vend e dua, e dua fort.
© shqipëroi Maksim Rakipaj