Mbrëmjeve të çala / Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

 

Mbrëmjeve të çala

Mbrëmje të çala,
Shpirtra që fluturojnë në gjokse të ndalura,
Për t’u ndalur në oaze të imagjinura,
Duke u mbarsur me mallin e djegur mangallësh.
E mbushur minutat bosh me mungesë.

Ka kohë që më shumë kam qeshur,
Me pamjen kothere që shoqeria na ofron,
Shalesexshiturat çdo ditë vënë kurorë,
Të ngratit ju thye vorba në dorë,
Bëjnë dasmë pa nuse, pa dasmor…

Kulturat sunduese po pjellin papërgjegjshmërinë e tyre,
Harruan që dikur hanim bukë me sheqer, me kokën lartë,
Krenar deri në qiell.

Të kujtohet kur vinim dega të thata dritareve,
Për të mos na përgjuar miku i natës.
Kur thurnim ëndrra për kohët e arta,
Me saze e vello të bardha…
Mbrëmjeve të çala.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s