Poezi nga Seli Murati
Sytë e tu të zi
Syri kësaj nate me yje më buzëqeshi
në krejt yjet emri jot i bukur dashuri
ndrit në xixa tu u shfaqë e tu u tretë ndër sy
si dehja e zgjueme më merr ai shikim në sy
bukurisë së fjalës i jep magji
rreze drite me dashuri zemrën ma ndez
flakë malli digjet netëve porsi qiriu
pritjen bën ëndërr e ëndrrën shpresë.
Kur koha shtrin qetësinë e natës
e zë vargu im e gjumit ia vjedh vetminë
syri që lidh mendimet, ëndrrat
me rrotullon rreth vetes me shikimin zjarr
me cepin e buzës qesha lehtë
heshtur seç flasin ata sy
ai shikim i ëmbël seç mu bë fiksim
dhe unë si ëndrrat me pretendime
kërkoj dashurin si yjet e natës ta mbaj.
Si engjëll mes flladesh pranvere
sot më erdhe pranë
nga buzët e tua të marr nektar
më ndale pranë vetes me syrin e zi
në brendinë e zemrës tënde të bëj një sy gjumë
me ata sytë e tu dritë ,
zbrite dëshirat si meteor
mbi atë qerpikun tënd të zi,
hap sytë e ëmbël më buzëqesh
marr një shkëlqim, një vështrim të ri,
si premtim në shtatë vija të qiellit
shpirtit mi bë dritë me syrin e zi.