Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU
 
 
PLAGË TË RËNDA- PËR TOKËN E LINDJES
 
Plagë të rënda më lëndojnë zemrën time
për tokën e lindjes,
për arën e mbjellur me grur
për dheun e ngrohtë
të tokës sime.
 
Lotët më mbulojnë qepallat e syve
për tufën e deleve,
për blegrimën e qengjave
për fyellin e bariut,
për këngën e bilbilit,
që i ka toka e lindjes sime.
 
Malli dhe dashuria më kaplojnë
për krojet me ujë të kulluar,
për livadhet e blerta,
për vreshtat në maje të kodrës,
për bukën dhe kripën,
që shtroheshin në sofrat tona,
për dashurinë që kishim
pranë dheut të tokës sime.
 
Ah, sa i kujtoj
të gjitha me mall,
dëshiroj njëherë
nga kurbeti të kthehem,
në tokën e lindjes,
të jetoj përgjithmonë
e me dheun e saj
kur të vdeslë të më mbulojnë
 
 
 
QAVA E QAVA KUR DOLA NGA DERA
 
Sytë mu mbushën me lotë
zemra mu djeg në zjarr,
koka më mbet me një anë
lamtumirë të gjithve kur ju thash.
 
Të gjitha më mbetën
në pragun e derës,
vetëm përrallën e këngën
e gjyshit i mora me vete.
 
Qava e qava kur dola nga dera
të gjithë me rend i mora në gryk,
një nga një të gjithë i putha
mallin dhe dashurinë i mora me vete.
 
Ika dhe u treta larg e më larg
atje ku dielli e hëna ndryshe perëndojnë,
atje ku lulet e livadhit
ngjyrën dhe erën ndryshe e kanë.
 
Shumë vite më kaluan
këtu larg në dhe të huaj,
në dhe të huaj në mërgim
ku zemra më digjet flakë.
 
Më thuani…
kur do të vijë dita,
ta shoh diellin e hënën
prej pragut të derës sime?
 
 
 
TË DUA ATDHE
 
Të dua, ATDHE!
Me gurë e me dhe
Të dua si dy sytë
Sepse në ty jam rritlë.
 
Të dua, ATDHE!
O, e dashura fole,
Ju dua fusha e male
Kopshte e livadhe.
 
Të dua, ATDHE!
Se shumë i bukur je
Ju dua rrugë e shtëpi
Sepse më vloni në gji.
 
 
 
DALLËNDYSHE
 
Ti ike
e mua më ke lënë,
me lotë në sy
për vendin tim duke qarë.
 
Por, do do të vij dita
kur unë ty do të shoh,
dhe si shoqe e vërtet
unë do të njoh.
 
Do të vij dita
kur edhe unë do të fluturoj,
në vendin tim
ty do të takoj…
 
 
 
KËNGA E ZOGJVE
 
Kënga e zogjve është ngjyrë ylberi
Si rrezja e diellit kur lëshohet nga qielli,
Është magjike kur kënga e tyre dëgjohet,
Kur vet nga zogjtë ajo kompozohet.
 
Kënga e zogjve është si puhi e lehtë
Kur këndohet nëpër pemë- nëpër fletë,
Është e bukur kur këndohet në çdo stinë,
Kur zogjtë vet ndërtojnë të bukurën rimë.
 
Kënga e zogjve është si valë deti,
Si varg i bukur që thurr poeti,
Është e bukur, e dashur, një mrrekulli,
Kur këndohet pa censurë në melodi…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s