Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
PUTHJE MBI BUZË
 
Në çdo hap që hedh, është vështrimi yt,
Që është ngjitur në retinën e syve të mi,
Sa herë buzëqesh, mbi qerpikë fle një lot,
Që më kujton, çfarë mbjell një dashuri.
 
Dita lindi sërish e dashur, mendomë,
Ne pa njeri-tjetrin nuk rrimë asnjëherë,
Mesnatës ti më vure në gjumë,
Në ag, ti m’i hape sytë si përherë.
 
Largësia është dimension i çuditshëm,
Por ne nuk i trembemi largësisë,
Buzëqesh teksa kujtoj puthjen mbi buzë,
Ndërsa ti pëshpërisje, “stay in the kiss”…
 
 
LARGOI PROVOKIMET
 
Nëse më do, mos u përpiq të më zbërthesh,
Me lloj-lloj vështrimesh që kafshojnë tinëzisht,
Mos mendo se unë mund të bie pre aq lehtë,
Të belbëzoj nga provokime a pyetje rikoshetë.
 
Nëse vërtet do që ta njohësh shpirtin tim,
Eja, hyr nën qerpikët e mi, e puthmi lotët,
Se zemra e vrarë nuk pyet për asnjë provokim,
Është kalitur me të gjitha sprovat e zotit.
 
Nëse më do, largoi të gjitha provokimet,
Mbille me lule ndjenjash shpirtin e vuajtur,
Shtrihu e fli mbi rrahjet e zemrës sime,
Kam mijëvjeçarë që ëndrrave të kam pritur…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s