Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

MISTERE NATE

Dhe thamë se tashmë kishte ardhur koha
Në krevatin kërcitës të mrekullonim trupat.
Ti veshe këmishën e purpurt të ëndrrës,
Unë u shtriva para teje për të pritur afrimin e magjisë.
Ti fike dritën e madhe të përjashtimit prej botës,
Unë abazhurin e intimitetit ndeza ndërkohë,
Sikur të doja të shtoja hijet ndër muret e zbrazta.

Më kujtohet mirë…
Ne bëmë dashuri të uritur mes zjarresh të habitshëm,
Si njerëz të egër lakuriq mbetëm në pyjet e fshehtësisë,
Shpërbërë te njeri-tjetri e fisnikërisht të etur.

Nuk e di se kush fjeti më parë prej nesh..
Ndonëse kishim premtuar se gjumin do ta ndiqnim..
Pas perdeve të trandafilta të trupave të djersitur.

Në mëngjes preka një shtrat bosh të ankshëm,
Ti nuk kishe qënë kurrë përtej kësaj ëndrre të përnatëshme.

 

DUA TË VI ATY…

U bën dy shekuj që më nuk jemi parë, fatkeqësisht.
Koha ka ngrirë, dëbora e shpirtit trashë ka shtruar,
Rrugët e gjakut janë plasaritur përfundimisht,
Matanë kangjellave të ndjenjës gjithçka është mbuluar
.
Në Lëndinën e Lotëve, përtej, një kafe, megjithatë,
Këndshëm pihet nën fëshfërima të zhurmshme fjalësh,
Nën ngrohtësinë kalorifike të shpërfilljes, si gjithnjë,
E peisazhi jashtë tret gjethe të kalbura banalësh
.
E, çuditërisht, sepse më pëlqen të jem aty tek ty
Të të them pa britma, qetë, thjesht, sa shumë të dua,
Më pëlqen të të prek tinëz vështrimin e etur,
Veç, nuk e di, në do gjej ndopak shkëlqim për mua..

Shekujt që nuk jemi parë, varrosur po treten
Rrugët janë prerë nga akujt të rrezikshëm,
Por edhe nëse rrëzohem në udhëtimin tim të vetëm
ashtu, zemër e trupgërvishtur,
Dua të vi aty për të të parë me mall, ..njerëzishëm!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s