Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

HELENA IME NUK E DOGJI TROJËN

Të gjitha legjendat në botë
tregojnë se Helena e dogji Trojën,
por unë njoha një Helenë tjetër të ngrohtë,
që e deshi dhe e mbrojti me çdo kusht Trojën.

Helena ime, se pranoi kalin e drurit
dhuratën e famshme të Odiseut,
informoi këshilltarët që shkelin kanunin
se me jetë u kushton tradhëtia ndaj atdheut!

Thonë se bota rrutullohet rreth një gruaje,
në rastin konkret te Helena që shpëtoi Trojën,
kjo Helenë që shoqe ishte vetëm me furtunën
vazhdon ta mbajë gjallë edhe sot botën…

E kështu shpëtoi Troja ime me trojanë,
shpëtuan princër, mbretër dhe ushtarë,
të gjithëve na qëllon një Helenë e bukur në shtrat,
por jo të gjitha dinë ta ruajnë e ta mbajnë Trojën gjallë!

 

DIALOG ME HESHTJEN…

Unë kam kohë që ndodhem në vetmi,
shpirti i ka harruar shijet,ngjyrat,qeshjen…
Në dy krahët më venë kllapa,jam në kllapi,
besnik kam vetveten dhe vetëm heshtjen…

Më ndodh të kuvendoj e të flas me heshtjen,
ajo vetëm hesht e përgjigje s’më kthen kurrë,
i qaj hallin,i them: “-ndaloje rreshjen,
s’më shkon për shtat,se jam goxha burrë!…”

Ajo përsëri hesht…Por edhe kështu paska folur shumë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s