KJO DITË VERE… / Nga: Alma Zenellari

KJO DITË VERE…

 

Nga: Alma Zenellari

Ti më thua “gëzuar” nga një distancë e largët. Unë si një harabelkë cicërij pa ngazëllimin e duhur. Sepse largësia ma bën të pabukur këtë ditë.
Do doja t’i përplasja krahët dhe duart me ngazëllim dallëndysheje para fytyrës tënde, të qeshja të belbëzoja, të flisja me harenë e një fëmije.
Ti ndoshta nuk e kupton as pikën e lotit që fshihet qepallës së syrit tim, që drithërohet ngadalë, trazohet e bie i pikëlluar larg mollëzës së gishtit tënd. E beson? Sot doja të çukisnim bashkë si dy zogj çapkën, një ëmbëlsirë që gatuhet enkas pèr ditë vere, doja të shkundja mbi flokët e tu, dy petale ngjyrë rozë , që era e kësaj pranvere të saponisur i lëkund kaq butë. Do doja të kërceja hareshëm para teje në ritmin e një kënge që mbush hapësirën dhe…të shihja buzëqeshjen tënde përhapur nëpër mollëzat e faqeve, të të thosha ëmbël afër fytyrës “të dua të lumtur çdo ditë sepse lumturia të bën të bukur”, por ti mungon.
Ti më thua gëzuar nga një distancë e largët por …
kjo s’më bën të lumtur sepse kam nevojë për shumë e shumë gjëra që tek një fjalë s’i gjej dot.
Doja për ty sot të isha një lule kumbull, një syth i blertë, kjo erë marroke, kjo pikël shiu si vesë e butë. Doja sot pèr ty të isha violina e parë e pranverës nisja e parë e tingullit pranveror. Doja të isha vet pranvera…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s