Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

ENIGMË

Nuk kam shkuar akoma në parajsë,
Por e kam njohur kur mora puthjen e parë nga ti!
Veç po kaq shpejt njoha ferrin e errët
Kur nuk ishim më bashkë të dy!
Po ti?
Ku je ti?
Në ferr apo në parajsë?
S’e di!

Jam i sigurtë që nuk njeh lumturi!

 

GJITHË ZJARRET E GLOBIT…

Përpëlit qerpikët si një zoçkë e trembur,
sa herë sytë e tu ndeshin sytë e mi!

Përse kjo tronditje, këto flatra ankthi?
Nuk sheh brenda tyre zjarr e dashuri?

Eja, hapma gjoksin,merre në dorë zemrën,
një diell dashurie do të gjesh aty…

Gjithë zjarret e globit kam ruajtur për ty!

 

LAJTHITJE PRANVERORE

E thirra pranverën
dhe ajo m’u shfaq në sytë e tu të bukur!
I hutuar, 
në vend që të të drejtohesha ty,
i kërkova asaj një të puthur!

 

ENIGMË FEMËRORE

Herë më futesh në gji si një ëndërr,
herë më ikën larg gjithë krenari,
herë më tretesh në shpirt si një këngë
her-herë më trajton si fëmi.

Ç’farë kërkon nga unë, nuk e di!

Shpesh më bëhesh valëdeti e kaltër
ku notoj i zhytur në muzikë
prehem pëmbi gjinjtë e tu të bukur
dhe nga sytë e tu marr jete e dritë .

Veç përherë mes tyre rri me frikë!

Amazonë më bëhesh herë të tjera
shigjetat në zemër m’i drejton,
duke qeshur shpesh më mbyt me puthje
dhe me gjirin tënd më mëkon!

Kurrrë nuk e kuptova ç’më kërkon!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s