Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LABIRINTHI METAFORIK
 
Skelete dimërore brenda shpirtit!
Në labirinthin metaforik
shikoj gati gati si trill,
mbi filizin e njomë të jetës,
duke u zvarritur një kërmill.
 
Qielli i arsyes pa kuptime;
Ndërgjegjia ngjan rrëfenjë e plakur,
koha kalorës mbi mendime pelegrine,
humbet kolore , dhimbjen duke flakur .
 
Zemra njerëzore në errësim…
Llampa mendore
digjet e mekur, pa ndriçime shprese.
Mbretëria monotone me hapa dimërore
të mbyt në vrere,
të mbyt në vesë .
 
Nuk është më tepër se dëshirat
jeta jonë e lodhur, e ngratë.
Në botën ku të sfilitin poshtërsirat
egzistenca hap luftë të gjaktë.
 
Përse hesht e vërteta?
Po shikoj edhe me të poshtrin njeri,
të pervjedhur nga turpi, të paskrupullt,
duke u lutur i devotë altarit :
– O perëndi !
 
Në vetvete jemi të bindur
se kemi luajtur shpesh me të vërtetën;
Por mizore
të harrohesh vetëdijes i fikur.
Botë nën terrore !
 
Skelete dimërore brenda shpirtit!
Në labirinthin metaforik
shikoj gati gati si trill,
mbi filizin e njomë të jetës,
duke u zvarritur një kërmill.
 
 
 
SHPIRTRAT
 
Nëpër natë, të ngutur arratise,
si krahë të mijëra fluturave në qerthull,
shpirtra ndjej që në eterin vagant vibrojnë
dhe vrasin me akullsinë yjore të kujtimeve.
 
Nuk e di çfarë fruti do të sjellë agimi
edhe pse kërkoj deshifrimin e skajshëm,
por ndjej të ftohtin që më depërton zemrën
Nga mendimi i dhimbshëm, për t’ u mësuar gjuhën.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s