Ditar 1941-1945 – Abdullah Musliu / Përgatiti : Bardhyl Selimaj

 

Ditar 1941-1945

 

Intergraf

Ferizaj 2016

 

Abdullah Musliu

 

 

 

Bardhyl Selimi

Përgatiti : Bardhyl Selimaj

 

 

  1. 16

Sheremet Xhuxhuli, diplomat shqiptar në Shkup, nga Korça, tepër inteligjent, laurue në Stamboll. Krahas Rauf Ficos ndihmoi për ngritjen politike të popullit shqiptar të Kosovës.

 

  1. 20

Haxhi Lleshi ka studiue në Beograd. I datëlindjs 1913. Kur ishte ministër i brëndëshëm në kabinetin e Enver Hoxhës (pranverë 1945), lejoi kalimin e ushtrisë jugosllave nëpër tokën shqiptare dhe me motivacion të ndjekjes së elementit reaksionar lejoi të vriten mbi një mijë shqiptarë në masakrën e Tivarit. Vdiq më 1 janar 1998, pa u penduar asnjëherë për krimin e mundësuar me nënshkrimin e tij.

 

f.22

Hasan Bilalli (1918-1998), formoi Komitetin Qarkor të ONDSH të Prishtinës dhe u zgjodh anëtar i KQ të ONDSH të Shkupit. Pasi u zbulua, iku në Greqi ku arrestohet dhe deportohet në Shqipëri. Prej aty e dorëzojnë te autoritetet jugosllave. E torturojnë mizorisht dhe më 1947 e dënojnë me 20 vjet burg.

 

  1. 24

Azem Morana, lindi 1921. Anetar i KQ të ONDSH të Shkupit. Arrestohet më 1946 dhe dënohet më 1947 me vdekje nga Gjykata e Qarkut të Shkupit.

 

f.36

Kur erdhën bullgarët, ata nisën të sillen barbarisht me shqiptarët që mbajshin fesa. i shajshin, i mshojshin. Ishte një terror i hatashëm.

 

  1. 59

Para se të shkoj herën e parë në Kosovë, nji katundar nga Lloçkobara e kish vra një person, i cili kishte qenë bashkë me shoqen e vet. Shkak ishte hakmarrja. Atëhere, ditët e para, paska qenë Adem Gllavica nënprefekt. Qenka mbledhë pleqësia, e ashtuquajtun “Isliati” dhe përnjiherë e paskan dënue me varje. Jo për hakmarrjen, sa për atë që ka qitë pushkë kur ka qenë bashkë me të shoqen.

Sa xhentëllmen ishte ky nderim ndaj femrës që askush s’e ka!

E marrin nga burgu, i qesin drunët para xhamisë dhe e lanë 4-5 ditë varë. Kohë të gjatë nuk ka pasë hakmarrje.

 

  1. 60

Fetah Sedllari jetoi në Shqipëri. Pas LDB, erdhi në Kosovë për të jetue dhe “pushteti popullor” e trajtoi keq.

 

  1. 62

U mësova që “brenda mos të jem, jashtë mos të ndodhem dhe në mes mos të shifem”. Në këtë mënyrë gjithnjë të jem fitues, ndihma mos të marr prej askujt dhe të jem në ekzistencë.

 

  1. 64

Nga emigrantët që erdhën prej Shqipërisë pas 1939, asnjë nuk la përshtypje të mirë me përjashtim të Mustafa Gjinishit.

Shumica prej tyre ishin imoralë, lypshin ku janë bordelet, fjalë që unë sun e kuptojsha.

 

Adem Gllavica ishte i patundëshëm prej në fillim deri në fund. Megjithë që pat mbetë pa dy shokë të ngushtë, përsëri gjente bashkëmendimtarë. Ata, të shmajtit, nuk ishin të vendosur. Kosovarët fluturojshin pa krah. Flamujt gjithkund valojshin. Arsimtarët më të mirë të Elbasanit ishin në Kosovë…Populli u zgjua nga gumi i randë.

 

f.74

Në të gjithë Kosovën, nëpër kafene, si dhe nëpër rrugë, u këndonte kanga e kosovarëve:

“Shtukat po fluturojnë,

bombat po na i lëshojnë,

ikni ju serbianë

se shqiptarët po na vijnë,

hej hej, ky vend asht i Skëndërbeut,

asht toka jonë

se të parët na e kanë lanë,

kush mos të na prekë

se do të vdesim të tanë,

të parët na e kanë lanë,

hej Skënderbeu jonë…”

Kur përfundonte kjo kangë, njerëzit nëpër kafene qitnin me allti, muzika këndonte.

Mirë më kujtohet një tregtar me emrin Shllaku, së pari e djegte pesë napolonshin, mandej me flakën e tij e ndezte cigaren. Ata të tjerët i kallshin një napolonshin, një dollarshin, pesë lekëshin dhe i ndeznin cigaret.

 

f.77

Shaip Mustafa (1912-1964) Nga Presheva, studioi në Medresenë e Madhe të Shkupit dhe në universitetin e Zagrebit, ishte antar i organizatës së studentëve “Besa”, organizator i demonstratave në Shkup që tokat shqiptare të mos i kalonin Bullgarisë. Më 1947 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg

 

f.78

Balli Kombëtar s’kishte kurrfarë aktiviteti në Kosovë, me përjashtin të një Sejdiut që ishte nga Korça dhe ishte krejtësisht i bllokuem për aktivitet. Si erdhi, ashtu dhe shkoi.

 

f.79

Dushan Mugosha ishte kolonist nga Mali i Zi, i vendosur në pejë

 

f.101

Ilaz Agushi, ish deputet i Mbretërisë Jugosllave, i biri i Haxhi Xhemajl efendiut, i cili në vitin 1912 e ka pritur ushtrinë serbe në Prishtinë me fjalim:”Mirë se na erdhët!” tue mos ba kurrfarë rezistence…Me ardhjen e italianëve në Kosovë, menjëherë u bë prefekt i Prishtinës dhe ma vonë ministër në Tiranë, asgja s’mujshin me ba pa dijenë e tij.

 

Nënprefekt i Ferizajt, pas Adem Gllavicës, ishte Smajl Gorani, i cili ishte tepër shkurtpamës, kurrësesi nuk i donte afër njerëzit me shkollë, si vendas, ashtu edhe nga Tirana, të aftë e të zottë…Mua më konvenonte ky person, se nuk i kuptonte lojnat politike…

 

f.104

Shaban Kajtazi, ka kryer pesë klasë në Medresenë e Madhe në Shkup, ka qenë sekretar i Qazë Llukagjisë. Pjesëtar i LNÇ, delegat në Bujan për Ferizajin, , pjesëmarrës në Konferencën e Prizerenit korrik 1945, që ia aneksoi Kosovën Serbisë. Punoi për OZNA që u shndërrua në UDB.

 

  1. 111

Luftëtari Zenejl Hajdini ka qenë medresant në Shkup, u vra në luftë me çetnikët, diku në mes të Nishit dhe Leskovcit, ka lindur në Medvegjë. Çeta e parë partizane mori emrin e tij.

 

  1. 185

Me hymjen e partizanëve në Prishtinë, asht burgos Emrush Myftari, nga Spasoje Gjakoviqi dhe në mënyrë të trishtueshme asht ekzekutue.

 

  1. 202

Xhaferr Deva e kish vrarë sekretarin e prefectures, Murat Pacin, në zyrë.

 

  1. 211

Prokuroi i Prishtinës, Shaip Mustafa, jep urdhën që të burgoset Xhaferr Deva. Ky, në të kundërt, jep urdhën që të vritet Shaip Mustafa…

 

  1. 212

Regimenti i Kosovës ban masakër të hatashme në mes të Shkodrës, tue vra intelektualë e njerëz të pafajshëm, por njashtu vazhdon edhe në Tiranë. Ky regjiment është sjellë tepër keq në Toskëni, duke ua marrë grave vathët nga veshi, tue ba masakër, gja që nuk është tarditë në kombin shqiptar.

Kjo pakicë e Kosovës kufizohet nga emri që e mbajnë këta huliganë por edhe nga emni kosovar që këta dëshirojnë t’i thërrasin.

Shumë brigada shiqptare dhe divizione që kanë ardhë në Kosovë, kanë ba hakmarrje tepër të vështira, kjo aq më keq asht, sepse këto brigada e divizione kanë qenë të udhëhequna nga intelektualë dhe akademikë.

Ndoshta edhe në mënyrë organizative, kurse regjimenti kosovar i formuem prej bashibozukëve, tue marrë parasysh ndikimin e propagandës JGb (Jozef Gëbels) gjermane, se në Toskëni janë “strofullat” e serbëve dhe të malazezëve, se ata janë tue luftue për shitjen e4 Kosovës Serbisë.

 

  1. 217

Musli Sojeva, kryetar i komunës së Talinovcit të Muhaxherëve, nëpunës në Gjyqin e Paqit në Ferizaj, atdhetar, i internuar në Vjenë, i akuzuar kulak, i keqtrajtuar më 1955-1956.

 

Gjon Serreqi (1920-1947), lindur në Ferizaj, seminarist peshkopal në Prizren, studioi në Zagreb, Pizë, Firence, kryetar komune në Babush. Arrestohet në maj 1944 nga Gestapo, dërgohet në kampin e Prishtinës, mandej në Mathauzen = Vjenë. Pas lufte, kthehet në Ptishtinë, bëhet mësimdhënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, pjesëtar i LNDSH, drejtues i Kongresit të Lipovicës (Blinajës). Arrestohet 1947, dënohet me vdekje, ekzekutohet në  Tauk Bashçe, në 31 gusht 1947.

 

  1. 221

Partizanët, vetëm nën udhëheqsinë e Fadil Hoxhës mund të dilnin nëpër fshatra dhe populli kur i njekte me kuptimin se janë shqiptarë me Fadilin, ata u largojshin dhe ua lirojshin rrugën.

Fadili në ditarin e vet nuk është fort i qartë e mos të them fort i sinqertë kur cekë:

“mu pjekë gruni ka fillue

krejt Serbia në kambë asht çu,

Serbia nëna jonë

plot me partizanë..”

Mirë e din Fadili se emri Serbi as me u përmëndë nuk ka guxue e leje ma me këndue, jo ashtu por kështu ka qenë:

“mu pjekë gruni ka fillue

krejt Shqipnia në kambë asht çu,

Shqipnia nana jonë

plot me partizanë”.

Sikur të kishte këndue ashtu, sikur shkruen Fadili, e kishte hangër çykën e shatit në kokë, emri Serbi nuk ka guxue me u përmendë, por me ju laritë Serbisë, ai shkroi në at mënyrë..

 

  1. 249

E pyeta Halitin (Ibishin)

A mund të ketë ndikim intervenimi i fortë i  Adem Gllavicës për rikthimin tënd në kampin e Prishtinës prej kampit të Vienës?- Po, tha ai.

 

f.254

Bombardimet

Ishte një jetë shumë e çuditshme, por edhe e knaqshme. Vdekja dhe jeta, momentet e fundit kur ishin aeroplanët mbi ne dhe fillonte bombardimi i ashpër, kur e prtshim vdekjen çdo sekondë  pa strehim,tue i pa original shtëpitë si bishin, si me qenë prej kartonit, njerëzit që vdisnin, meshkuj, femra, pleq e të rinj, thirrja e tyre për ndihmë, zemrat rrafshin nga frika e vdekjes.

Ata që ishin të martuem, mendojshin për fëmijëte  vet e për gratë e tyne, por edhe për prindër; ata që nuk ishin të martuem, mendimet e fundit i drejtojshin kah prindët e vetë, edhe mund të konsisderojshin se tue i pa këto ngjarje edhe ata ishin gjysëm të vdekun, por pas përfundimit të bombardimit, fillonte një gëzim i thellë në shpirt se edhe kësaj radhe shpëtuam.

…Gjermanët ishin shumë gjakfohtë, të disiplinuem, kolektivisht e kishin moralin e lartë, u përballojshin gjithë këtyre masakrave tue shpresu se do ta fitojnë luftën. Në çdo mur, në çdo shkrepse shkruhej “fitorja është e jona”! Askush nuk kukatëte, askush nuk qante, të gjithë, pas bombardimeve u angazhojshin me i hjelkë pasojat e bombardimit. Nuk ka ba vaki që të mbesin një herë pa mëngjes, pa darkë, pa ujë, pa u larë në 15 ditë një herë. Në kohën më të shkurtë, u normalizua hekurudha e tramvajit për komunikacion, kurrfarë shenje alarmi, demoralizimi, nuk shifshe, thue se asgja nuk asht tue ndodhë e le ma luftë.

 

  1. 262

Në Kosovë Mussolini quhej “daja Musë” ndërsa Hitleri “daja Hetë”

 

  1. 283

më barbarë u treguan ish të burgosurit grekë. Me thika në duar, ata hynin nëpër shtëpi civile, në mënyrë të papërshkrueshme kryenin masakra të hatshme, por si ata ishin edhe serbët.

 

f.285

Për thyemjen e dyqaneve ndihmojshin edhe rusët, me armë të veta i mshojshin plumb bravës, xhamat i thyenin me gurë..

 

  1. 290

Ne, të burgosurit, akoma nuk ishim të normalizuar psiqikisht. Pas pushkatimeve në Prishtinë, bombardimeve në Vienë, vuejtjeve të vazhdueshme nga uria, nga puna me të vdekur nga bombardimet dhe ngjarje të tjera jo njerëzore me përulje e ofendime, tue mos na konsiderue si njerëz. Kësi nuk munden me u zhdukë përnjiherë nga psiha..

 

  1. 297

Kur arritëm në kufirin jugosllavo-austriak, zbritëm nga vagonat, na rrethuan ushtarët e brigadës së dytë proletare. Nisën të na kontrollojnë teshat, të gjithëve. Kur e panë flamurin shqiptar, pyetën: çfarë është ky? U thamë se është flamuri shqiptar. E morën, e thyen , e shkelën unë u ngriva, nuk i shihja dot me sy, trupi m’u dridhte. Gjon Serreqi m’u afrua e ma kujtoi: “a të kam thanë shumë herë se kështu kanë për t’ja ba!?”

Shigjeta që m’u kish ngulë  në zemër më 7 prill 1939, tue u përpjekë në mënyra të ndryshme kundër Mbretërisë Jugosllave, kundër mbretërisë bullgare, kundër fashizmit me Musolinin dhe nazizmit me Hitlerin, tue u mundue me e hjekë këtë shigjetë, përkundrazi ajo m’u fut më thellë!

 

  1. 304

Koment nga Ramush Tahiri

Abdulla Musliu nuk e fsheh majtizmin e tij, as nuk e konsideron veten në lajthitje për këto pikëpamje që i kishte. Ai vetëm dëshiron që ta theksojë dhe ta dëshmojë atdhedashurinë e tij dhe të brezit që i përkiste, të tregojë se sa ia vlente të angazhohej për kombëtarizëm, për shqiptari, përkatësisht për lirinë e kombit shqiptar dhe për bashkim kombëtar, por gjithësesi për një bashkëpunim me popujt dhe me shtetet fqinjë.

 

  1. 312

Koment nga Haki Shaqiri

Në Ferizaj do të njihet me Tefik Çangën, do të lidhen besa- besë që asnjëri të mos dalë në krye të Lëvizjes, por t’i motivojnë dhe t’i mbështesin edhe të tjerët.

Ndër ta do të përmendim Adem Selimin- Gllavicën, Idriz Ajetin- Gashin, Isuf Bajraktarin, Xhevat Sojevën, Ibrahim Graincën- Cërnillën, Halit Ibishin etj.

I përbashkët për ta ishte qëllimi npër çlirim dhe bashkim kombëtar, por kishin edhe dallime ideologjike të cilat nuk bëheshin pengesë e pakapërcyeshme për veprimtari kombëtare.

 

28 qershor 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s