Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
PROÇES RRITJEJE
Shpesh kam rënë në mendime
Më ka munduar idea se si u dukem të tjerëve
Dhe vonë, shume vonë kam kuptuar
Se ndryshe nga unë ka qenë perceptimi i tyre
Edhe pse s’ kam mundur më fjalen t’ a shpreh
Trupi im në dhimbje të thelle është tretur
Fytyra ime është bërë një qiell plot rrufe…
Shpesh kam rënë në mendime
Kam thënë me vete, as më bëhet vonë
Se çfarë mendojnë të tjerët gabim
Pse jeta ime jam unë, dhe mënyrat e mia
Jam unë dhe ndjesitë që më përshkojnë
Jam unë dhe mendimet që më sundojnë
Jam unë dhe vetja ime e bukur….
Shpesh kam rënë në mendime
Kam parë me vëmendje atë që të tjerët thonë
Atë që të tjerët bëjnë me natyrën
Veten kam vënë përballë si pasqyrë
Dhe kam thënë fshehtësisht:
O ti që shikon së brendshmi veten
O ti që më e rëndësishmja në botë je,
Kuptoje më në fund, që secili është
Një botë më vete!!
Më në fund
Kisha nisur të rritesha!!
DASHURISË
Me flet mes gjethesh era e hollë
Nata rrëzohet butë mbi çati
Është errët shumë zemra ime
Rrezaton diellin që piva
Nga buzët e nxehta
Të dashurisë.