Poezi nga Marjeta Shatro

 

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Mëri e heshtur perëndish

 

Fryn erë

dhe re të  zymta që trazojnë qiejt

hedhur  në grindje

mëri e heshtur perëndish.

 

Kryqëzim rrufesh përshpirtjes natyrë

Dhë të fundme pikash mbetur xhamash relike.

 

 

 

Kohezion

 

Rrugës i vetmuar,

mbushur plot trishtim.

Diçka të mundon,

të rrebelon

Kërkon të shprehesh,

t’ a  zbrazësh.

Po,  ku?

Kurrkund s’ ke besim!

 

Gjithkund shpirtra të molepsur,

që  përbuzin fate e trille

të çmendin me pahir.

Kërkojnë që dhe ti:

T’i nënshtrohesh djallit pamëshirshëm.

 

Ah! Kjo jetë boshe, që vret e venit njeriun

Brez i pashpresë, brez i humbur!

 

 

 

Me detin

 

Sot detin  e kisha të gjithin për vete

dhe rrezet

dhe të kaltrën ngjyrë e rrëmbeva për sytë e mi

dhe të bardhat valëzime

bardhësi mistike që dehin trupit tim.

 

Unë dhe deti

Vetëm ne të dy dhe kufij të pamabrimtë

Të dashurisë tonë

gjer në përjetësi…

 

 

 

Perëndimi i diellit.

 

Një çast magjepës!

Horizont i përskuqur !

Spektakël i përjetshëm!

 

Rikthim i mbremjes,

qetësisë,

gjumit të ëmbël

ëndrrave të fshehta,

pavdekësisë!!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s