Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

tyran prizren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

 

GJURMË POETI

 

Sot…freskët shumë, gjallë më kujtohet
ditë ajo, kah fundi i vjeshtës,
më robëruan ndjenjat, fuqishëm,
kur përmendet emri yt, ai i poetit.

Hidhen sytë, në bibliotekën e dhomës,
Rregulluar bukur, thjeshtë, shijshëm me dashuri,
librat janë, dituria që deh dhe rrezaton,
dritën më magjepsëse, të fisnikërisë.

Prore ke folur, me dinjitet ke përmendur,
Lexuar kemi bashkë, poezitë e miqëve,
bisedonin për fuqinë, epshin, e shkronjës,
analizonim poetët e Nderuar.

Në vetmin e dhomës, fjalët më vërsulen,
dhe po, derisa pinim kafen, e mëngjesit në qytet,
shumë pendashës, kurrë as nuk i kam pare,
i kam miq të shpirtit më pate thënë.

Po…në qenien time të gdhendur janë,
Të arta shkronja, bujarët e vargjeve,
bartur le të jenë, me mirësi nga i Madhi
Titanikët e të bukurës, gjurmët që na nderojnë.

 

 

BEKUAR QOFSHIM

 

Shijuar duhemi mirësinë,
bekimin e zbritur,
engjëjt kur buzëqeshin,
Ju miqtë e mij, bujar[.

Ngritur do jenë ndjenjat,
mishëruar në begati,
mëshirën, ne si krijesë,
do ndiejme, çdo mëngjes.

kohë kjo, kur jemi te përshëndetur,
nga fisnikët vëllazëror,
kjofshin të lartësuar,
humanistët e nderuar.

Futur jam, me tërë qenien,
madhëruar kam Krijuesin,
ne, fal Atij i kjofshim,
qe në dorë ka, tërë njerëzimin.

Popujt, shpresojmë shpejt të ndërgjegjësuar,
do shtrijnë duart e mëkatuar,
të mbretëroj paqe dhe begati,
në botën tonë, me shumë smirëzi.

Mposhtni , o ju njerëz ligësinë,
dënoni ashpër, urrejtjen,
gjak dhe mish, jemi vetëm,
në botë këtë të pandershëm.

Lindje, Perëndim, në rruzullin tokësor,
detyrë është i yni, parësor,
me dashuri, të jemi të armatosur,
me butësi, dhe dhembëshuri, të qëndisur.

 

 

NDËRTO

 

Beso ne
Shtyllat e imanit
Dashurin ndaj të Madhit
Besimin në engjëjt
Librat e zbritur
Profetët e dërguar
Ditën e fundit
Kaderin …

Nderto
Magjinë e mirësisë
Kreativitetin
Jetën e sinqert
Çastet e zgjatura të maturisë…

Respekto
Ambientin tënd
Shtëpinë e qetë
Islamin shaminë ngrohtësinë
Rrethuar me bujari
Opinionet
Brenda oxhakut bujarinë…

Vlereso
Familjen morale
Vlera njerëzore
Pa përralla dhe legjenda
Shfryerje dhe kryeneqësi…
Shpirtëra të pasura pesë shtyllëshe
Botën pa lakmi.

Kultivo
Modestinë e virtytit
Kujdesin prindëror
Dashuri familjare
Kënaqësinë e frenuar
Qetësinë e edukatës…

Refuzo
Mbylle derën zullumqarëve
Kryeneqëve prijësve
Politikës gënjeshtrës mashtrimit
Arkatarëve të fatit.

Mbylle derën
Gatuesve të dyfytyrësisë
Shtrembërimit të dijes
Analfabetëve të arsimuar
Dehurit amoralit…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s