Më e bukur, se puthja… / Nga Drita Lushi

 

13617361_1244092808964150_1148167564_n

DRITA  LUSHI

 

 

Më e bukur, se puthja…

 

Një grua e dashuruar është gjithnjë e bukur, ndërsa një grua e bukur nuk mund të jetë domosdo e dashuruar.
Sepse nuk eshte e bukur, ajo që të sheh syri. Eshte ajo përtej syrit. Ajo që të intrigon në mendime, sjellje…që të thote shume gjëra, po jo ato që do doje ti të degjosh, që të çon ne krua dhe të lë të etur, që të çon në tryezë dhe të lë pangopur, që të çon në shtrat dhe të lë pafjetur.
Sepse e bukur ështe ajo që të puth jo buzën, por cepin e saj, ajo që të flet në vesh fjalë dashurie, por ti s ’kupton anjërën veçse një përshpërime, që ti mund ta përkthesh në drithërimë. Ajo që të do pa ta thënë dhe të thotë ato që ti s’i mendon…
Ajo që ikën dhe të merr me vete, dhe në ikje të lë gjysmën e saj…
Por kur përqafon?!
Je i gjithi brenda krahëve dhe qenies së saj…
E bukura është ajo që s’arrin ta njohësh, kuptosh dhe jetosh plotësisht.
Është ajo, për të cilën të rri pezull pyetja: “Përse? Përse kështu?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s