Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

LIRIKË MALLI

 

Rri e rri… zemrën më ngacmon!
E pse e mbaj… mbyllur në qeli,
Pa më thuaj, nga vjen kur shkon?
Të dal para… Unë të zë pusi!

Të të lidh me krahë për qafe,
Të shtërngoj pas kurmit… fort,
Aqsa krejt t’i lashë ato gjynahe,
Q’prej vitesh, Mua m’i ke borxhë!

 

 

VALË ENERGJIE

 

E lodhur… sfilitur, me punët e mia,
Shkoj të pushoj… të rimarr fuqinë,
Papandehur… më ngacmon poezia,
Vjen pa më pyetur… si vetëtimë!

Unë qesh me vete… të mendoj Ty!
Ke kohë q’vjen si muzë Perëndie,
Të ndjej praninë… Ti vjen e hynë,
Skutave të shpirtit, si valë energjie!

 

 

PARFUMI I ZOTIT

 

S’patëm kohë t’mblidhnim shkarpa,
Vatrës së shpirtit, gati për zjarr,
T’I frynim gjatë, të ndizej flaka,
Q’drUtë të merrnin më pastaj…

Q’vatra të kthehej prush ndër vite,
Me hi Feniksi thëngjinjtë mbuluar,
Sado largësi më pas, fati të sillte,
Do ndjEnim ngrohtësi të vlagëlluar…

Shpirti… si eshkë mbi trup lisi…
Në sydiell ngrohur… eshkëzuar,
Thjesht prania jonë… cingërisi,
Si uror mbi strallin, shkëndijuar!

“Ckrrak!”një shrepje, behu aroma,
Shpirtrat si eshkë digjen paqësisht,
Vallëzojnë të dehura zemrat tona,
Mbi parfum eshkën, tjetër ç’do t’kish?

Thonë… se edhe Zoti vetë përdor,
Të vetmin parfum me aromë eshke,
Dehet… kur nga lart… Ai shikon…
Shpirtra njerëzor në këtë djegie!

 

 

DASHURI DIVINE

 

Vij në takime pa më thirrur,
Përherë të gjej tek më pret!
Sinjale valorë duke dridhur,
Me dridhje tek unë sinjali vjen!

Tash takimet s’i caktojmë ne!
As telefon, as letër, as mesazh,
Në mijëra takime me plot hare…
Jami gjendur mistershëm, bashkë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s