Poezi nga Pablo Neruda
Kujtesë
“Vdes ngadalë„
Vdes ngadalë
kush bëhet skllav i zakonit
duke përsëritur, të njëjtin rrugëtim për çdo ditë
kush hapin, nuk e ndryshon,
kush nuk riskon t’i ndëroj ngjyrën veshjes
kush nuk i flet të panjohurit, që takon.
Vdes ngadalë
Kush, për këshilltar, mban thjesht televizor
Vdes ngadalë
kush një pathosi i shmanget
kush të zezën, mbi të bardhën shijon
dhe pikat mbi “i„… përmbi shtjell a emocion
atë konkretisht q’u jep syve shkëlqim
që kotjen, në buzëqeshje shndëron
që zemrës, në gabim apo ndjenjë, të rrahë fort i dikton.
Vdes ngadalë
kush nuk e “përmbys tavolinën„… kur s’ndjehet i lumtur në punën e vet
kush nuk e sakrifikon rehatinë, për pasigurinë e rendjes pas ëndrës, vërtet,
kush nuk i lejon vetvetes, qoftë një çast, të rrëshqasë nga këshill e zgjuar, medet.
Vdes ngadalë
kush s’udhëton
kush nuk lexon
kush muzikë s’dëgjon
kush brenda vetes nuk gjen, madhështinë.
Vdes ngadalë
kush dashurinë shkatërron,
kush t’a ndihin, s’pranon,
kush ditët në makth i kalon, ankuar për fatin e zi
apo, pse vazhdon edhe po bie shi…
Vdes ngadalë
kush braktis idenë, para se të fillojë
kush s’pyet, për gjëra që s’i njeh
apo kur s’përgjigjet, për gjërat që i di
E largojmë vdekjen, këstesh të vogla,
kur kujtojmë gjithmonë, se të mund të gjallojmë
lypset një stërmundim, akoma më i madh
nga fakti i thjesht, se mundemi, frymojmë…
Vetëm me qëndresë të zjarrtë në pritshmëri
do pushtojmë lumnajën, që quajmë lumturi.
Shqipëroi: Vasil Çuklla





























Leave a Reply