Poezi nga Sadbere G. Spahija

 

sadbere

Poezi nga Sadbere G. Spahija

 

 

ËNDRRAT I KAM PALUAR

 

Si vashat dikur pajën në arkë
Me laurë kam thurur gardhin e mallit
Këtë natë kur bie shi fluska dritareve
Dua ta përqafoj vargun kryeneç
Pas një rrapi t’i puth sytë e hënës
Nata të çmendet nga lumnia e këngës
Një faqe fjale është hapur nëpër stinë
Ëndrrat i kam paluar…

 

 

 

ERËRAT

 
M’i bartin ëndrrat e mia në mesnatë
Shtrirë mbi kujtime kjo vetmi e heshtur
Rrjedh ky lumë i harruar nëpër dhimbje
Te një urë laurë kam thur vargëzime mall
Hapëroj nëpër kopshtin e lumnisë sime
Kur erdhe me buzëqeshje njeriu në fjalë
Një lot e derdha dje nëpër udhë shpirt
Të dytin e mbaj buzë vargut o frymëzim
Sa herë kam sogjuar matanë bjeshkëve
Të shndërrohem në dallëndyshe o vendi im
Ti më jep forcë më bën gjeth të ri
Në këto degë jete sa dua të mos tremb
Asnjë zog nëpër këtë qiell të përlotur
Erërat më bartin përtej kullës sime më bartin !

 

 

 

MOS M’I TRAZO ËNDRRAT

 

Në këtë faqe të pashkruar të jetës
Kur era fërfëllizë qon andej
Deri sa të krruset ky qiell
Të betohem do të jem për Ty mall e diell
Kur nata zbret në ballkonin tim me lule
Dua të të grish për një puthje fjale
Më prit te dega e shelgut në udhë fëmijërie
Të ta falë shpirtin e degdisur nëpër udhë Evropë !

 

 

 

E KËRKOVA

 

Një këngë mallë
Ishte strukur
Mes qiellit tim
I ngrohtë valë
Me shpirt njeriu foli
Një natë
E mora në krah
Ia lëmova sytë
Deri në përpëlitje
Kam rënë jam ngritur
Mos të më ik
Ky zog i heshtur
E kërkova
E gjeta duke pritur
Një ombrellë stinësh mbante
Mbi kokë
E shi ra deri në agim?
Dielli u palos
Mbi sytë e pulitur
E kërkova e gjeta!..

 

 

 

NUK ËSHTË LEHTË

 
Të zbresësh në thellësi të shpirtit
Aty ku ëndrra bëhet pulëbardhë deti
Urë për të lidhur dy buzë dashurie
Sa stinë duhet heshtur për një fjalë
Udhë të bësh nëpër netët me shi
Lot syri për një udhë malli
Agim në sytë e dallëndyshes
Nuk është lehtë të dashurosh
Një varg nëpër këngë me dhimbje !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s