Prozë poetike nga Fatbardha Sulaj

fatbardha sulaj 1

Prozë poetike nga Fatbardha Sulaj

 

 

….plazh nën hënë

 

Trupi nuk ngjante me ngjyrë bronzi, as ngjyrë bezhe – nude thjesht dalloheshin format dhe trajtat në vendet ku prekte drita, të cilat  merrnin një ngjyrë të verdhë e  të praruar…

Ecja ngadalë, vetëm, ndërsa këmbët fundoseshin në rërë, anash kisha siluetat e hijeve sexy, si personazhet që publikon express…, veshur një fustan jeshil dhe gjithashtu bikini ushtarake…, por pse ushtarake natën,!? Po pastaj ç’ rëndesi ka në janë ushtarake apo të verdha, në dritë hëne e bardha dhe e zeza janë distinge… U ula buzë detit, hëna thyhej mbi masivin e madh ujor, palosej, lëkundej sikur bënte ninullë mbi dallgë. Qesha!  M’ u kujtua takimi ynë i parë me “the killing moon”, pikërisht këtu filluam ta zbrisnim hënën në tokë, në det, në rrugë, madje ta futnim në dhomë dhe në shtrat…

S’ po kuptoja nëse donim njëri- tjetrin, apo hënën, apo duheshim të tre… Qesha duke mbledhur supet, ndërsa hëna mbytej në det. Ti nuk di se ku noton, unë pres të dali hëna prej detit  dhe të marr rreze…

…ngadalë horizonti shkëlqen, deti qetësohet, duket si mëngjes hënor, hedh fustanin dhe marr rreze hëne, po rreze hëne, është një lloj rrezatimi që të lidh indirekt me energjinë diellore, që përshkon aureolat…

Në “check out your daily heart” që ma mbush ndonjë herë murin e “fb” , më acaron, por sot thosh “uran is your suport”

Ishte një nga gjërat që s’ dua ta besoj, ne mund të ndikohemi prej vibracioneve…, pra Urani është me mua dhe unë jam me hënën, pas kaq vjetësh urani tenton të bëhet i dashuri i shenjës time. I dashuri im është në kërkim të vetvetes, deri sa ti bjerë në mendje plazhi hënor që blemë natën e Shën Valentinit

 

…kopyright © Fatbardha Sulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s