DASHURI NË PARGË / Rrëfim nga Agron Mema

DASHURI NË PARGË

 

 

Agron mema

Rrëfim nga Agron Mema

 

Sa filloi një dyshezë e ëmbël , gjarpërushe mes kodrave mbuluar me ullinj, para syve na u shfaq Parga, një kartolinë e zotit, lodërtare në ujrat mesdhetare të Jonit. Autobuzi na la në qendër ku vala e detit luante me trotuarin e shëtitores. Pasi soditëm bukuritë përrallore të qytetit, morëm valixhet dhe ju drejtuam hotelit më të afërt. Nuk donim të pyesnim shumë e të harxhonim kohë se ku mund të gjenim më lirë. Donim të pushonim e të soditnim me qejf qytetin. Sportelisti, një burrë i moshuar rreth të 70-ave, na njohu dhe na kuptoi që ishim shqiptar. Na foli shqip; me një shqipe të vjetër në aksentin çam. Sa të ëmbëla na u dukën tingujt dhe fjalët e ligjaratës së plakut sportelist. U miqësuam me të dhe na ftoi që kafen e mëngjezit ta pinim sëbashku. Ditët kalonin e pushimet po mbaronin. Mëngjezeve , herët dilnim shëtitje kodrave me ullinj duke përfunduar buzës së detit para se rrezet e diellit të puthnin qytetin. Vinim re se plaku në mëngjes kur dilnim, nuk qe tek sporteli, por kur ktheheshim  na priste tek kafeneja përball me një vështrim bredharak tretur kodrave me ullinj dhe valve të detit. Lloj –lloj mendimesh na vinin në kokë për largimin e tij orve të para të mëngjezit, por edhe nuk i kushtonim rëndësi kësajë, po kurioziteti na brente përbrenda. Ana, gruaja e vëllait, na tha se një mëngjes nga ballkoni kish parë plakun të ikte me një tufë lulesh në duar drejt varrezave. Një brengë shpirtërore thamë me vete.Jeta e njeriut është mister, shpirtit të tij nuk i dihet ç’fsheh e ç’mban përbrenda dhe njerzit gjejnë mënyrën për ti respektuar brengat e tyre. Me këto filozofime në kokë u drejtuam tek tavolina ku na priste plaku. Filluam në heshtje të gjerbnim kafen. Nga miqësia që zumë, na vinte turp ta pyesnim tani për emrin, por edhe nga ky siklet na nxori kamarjerja, një brune e bukur me flokët që i mbulonin shpatullat e zbrisnin poshtë mesit të sajë të hollë. Plaku pagoi dhe e gostiti kamarjeren dhe ajo ja ktheu:faleminderit xha Thanas! Allvanidhë,-tha plaku, ka kohë që punon këtu.Vajzë e mirë .Këtu edhe është martuar. Ja me të zotin e lokalit. Plaku psherëtiu thellë. Sytë ju ç’ngjyrosën. Menduam keq për të.Mos ndoshta tronditje tensioni apo zemre. Por menjëherë plaku erdhi në vete. Gratë, si gratë që nuk u rrihet pa gërmuar po dëgjuan diçka, apo edhe po dyshuan, e pyetën plakun se pse ç’do mëngjes ikte nga sporteli, madje i thanë se e kishin parë edhe me lule. Plakut i rrëshkitën dy sumbulla lotësh nëpër faqet e rreshkura, thithi cigaren dhe ja nisi:”Është kohë e largët. Janë vite të shumta. Ndaj vij tek ky lokal se u gëzohem këtyre të rinjve që kanë ndërtuar jetën dhe janë në lumturinë e tyre e zoti t’ua shtojë. Lufta na kish dreqosur e varfëruar keq. Isha i ri e sa isha martuar. Me ato pak lekë që më kish lënë babai, se më qe vrarë në luftë, vendosëm me gruan të ndërtojmë këtë hotel. Puna na eci mirë se vendi këtu është i bukur e i lakmueshëm, ndaj dhe s’i janë ndarë luftrat.Po kur fati të qëllon me shqelm, nuk ke ç’i bën.Gruja , tek pinim kafe, papritur që as sot nuk e kam marrë vesh arsyen, dha shpirt në duart e mia. Mu nxiros jeta. Fajalët e fundit të sajë qenë:”martou ,po mos më harro të më biesh një lule tek varri”. Ditët e vitet kalonin dhe vazhdoja të mbaja amanetin e gruas, atë për lulet, se për tu martuar nuk e dëgjova. Më dukej sikur do ta harroja përgjithmonë. E desha shumë dhe e dua edhe tani që ajo është tretur në dhe kaq vite. E lidha jetën me këtë hotel këtu. Një natë, dimër , dhjetor, natë me stuhi, sa isha shtrirë për gjumë, ra porta. Me përtesë u ngrita dhe hapa derën. Para meje një vajzë bukuroshe e lagur dhe e mardhur deri në palcë. Me zërin që i drihej nga të ftohtit dhe droja më kërkoi vend në hotel. E futa menjëherë brenda dhe e çova në guzhinë pranë oxhakut. U hutova i tëri, kish dhjetë vjetë që më kish vdekur gruaja. Piva një konjak dhe e mblodha veten. E mora dhe e çova tek garderoba e sime shoqeje. Nuk i kish ngarë njeri me dorë që nga ikja e sajë nga kjo botë. Zgjidh ndërresa dhe hajde të lahesh se të largohet më shpejt i ftohti. Më pa me sytë e sajë të mëdhenj e të zinj, sy që shprehnin pafajsinë e sajë femërore por edhe kërkesën për ndihmë njerëzore. Vështrimi i sajë më solli në vete më shumë se konjaku.I tregova dushin dhe zbrita në guzhinë të përgatisja diçka për të ngrënë.Mendoja se kushedi ç’hall e ka degdisur këtyre anëve se edhe të folurin nuk e kish nga këto anë. Vajza u afrua dhe dhoma sikur u vesh me dritë verbuse vetëtime. Kujdes Thanas,i thashë vetes, se të ka kërkuar ndihmë një vajzë në këtë natë të zezë me ulërima ujkonjash. Mblidhe veten e mbahu burrë si të parët e tu që mikpritja u ka rjedhur në shekuj damarve të gjakut. Mos e turpëro veten, fisin dhe racën. E lashë të ngrohej e të mblidhte veten.Qe shumë e bukur. Oh, thashë me vete, prapë u trullosa, dreqi e mori.Ç’e kanë këtë fuqi dehse më keq se alkooli.Ç’forcë që u ka dhënë zoti.Vajza e mblodhi veten mirë dhe të dy ju afruam tryezës.Kisha verë të vjetër , verë Parge. Gota e parë ja trëndafiloi faqet vajzës që po i shtonte edhe bukurinë , edhe magjinë dehëse. Jam nga Kreta, më tha,pasi i mbusha gotën e dytë me verë.Fati im kështu qe shkruar të kërkoj qetsinë time rrugve. Prindërit mu vranë gjatë zbarkimit gjerman në ishull. Nuk më lanë vëlla e motër.Jam fillikat në këtë botë.Zbrita deri këtu të shoh mos gjejë punë, se tani janë edhe ullinjtë për të mbledhur. Më duhet të jetoj.Jam 20 vjeç, Valentina ma thonë emrin. E dëgjoja me vëmendje dhe i thashë të hante e të qetsohej se nesër shohëm e bëjmë, edhe punë mbase gjejmë. Nata e përzuri gjumin nga sytë e mi.Vajza fleti nga lodhja dhe qetsia e dushit e të ngrënit, po edhe nga vera. U mendova e u stërmendova dhe e vendosa ta mbaja puntore në hotel. Ja thashë në mëngjes kur pinim kafe. U gëzua vajza e gjor.E kështu filluam punën.Qe vajzë e zonja.Po siç thashë isha i ri dhe fillova ta dashuroja marrzisht.Dhe vajza e kuptonte këtë dhe një ditë më tha se nuk duhej të ndihesha keq dhe mund t’ia thoshja atë ç’ka ndjeja. Nuk më la të flisja po buzët e sajë vulosën të miat.Dalldia më përvëloi trupin. Në mbrëmje një dritë jeshile çau tavanin dhe para meje, mes dritës u shfaq gruaja ime. Bëri kryqin duke mërmëritur që tani unë s’kam më vend këtu.Qofsh i lumtur.Kaq dhe u mbështoll me dritën jeshile duke ikur nga kish ardhur. U drodha i tëri. Ja thashë edhe Valentinës.Lotët pushtuan sytë tanë.Kështu qëndruam dhjetë vjetë pa fletur bashkë në krevat, pa bërë dashuri, por e dashuronim njëri-tjetrin derisa një ditë…oh, ajo ditë, Valentinën do ta gjeja të vdekur.Kish pirë helm.Mbi tryezë qe një letër:”Thanasi im. Ti që mu gjende afër në momente të vështira të jetës sime.Jam mirnjëhëse. S’mund të vazhdojmë më kështu.Ta kuptoj hallin dhe që të të rikthehet qetësia , duhet që unë të mos jem më. E di që do të lëndohesh, por kështu duhet. Më sill një tufë lule tek varri dhe freskia e mëngjeseve do të qetsojë e kthejellojë.Pi kafen buzë detit dhe tek vala e tij, do jem unë se i kam marrë emrin.Ja që kafen do ta pimë bashkë gjithë jetën.Mirnjohëse Valentina jote!”U godita rëndë. I varrosa pranë e pranë.Dhe ç’do mëngjes çoj lule.Buqetën e vë në mes, midis tyre.Ta kenë të dyja e të mos i ndaj.Mund të çoja dhe dy buqeta, po kujt ti vendosja të parës.Më mirë një, midis”.Kështu e përfundoi plaku historinë që ne e quajtëm “Dashuri në Pargë”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s