Vjollca Ajasllari – Koni: TI QINDVJETËSH / Nga: Xheladin A. Çitaku

Vjollca Ajasllari – Koni: TI QINDVJETËSH

 

 

Xheladin -2

Nga:  Xheladin A. Çitaku

 

-Vëllimi poetik i vënë në qarkullim vrullëson një botë të tërë të komponentuar; në vrojtimet dhe përjetimet e aktualitetit, perceptimet e konkretësisë jetësore, duke subjektivuar dukurit dhe individualitetet, duke përvetësuar mënyrën e përkushtimit si trase për ta jetësuar këtë aspekt në vargun poetik për të shpërfaqur raporte të caktuara të mendësisë ndaj personalizimit të vlerës, duke përshkruar atë me gjuhën e alternuar në një semantikë kuptimplote, e cila pasqyron ngjyrimin e karaktereve, portretizimin e kompletuar përmes poezisë ( apo “pikturës që flet” sipas Simonidit ). Vijëzimi i ndijueshmërisë në përkufizime të formësuara relaton qëndrimin e autores ndaj relievimit ndjenjor; imazhimi poetik i vendlindjes, profilizimi i vargëruar i personaliteteve që vrraguan në jetën e saj, shprehja e konsideratës krijuese në formën e vargut të përkushtuar adresimeve të tilla, të cilat ilustrohen në një numër respektabël të poezive brënda vëllimit. Greva – vendlindje peisazhohet në koloritin që krijon ndjeshmëria, malli, respekti e dashuria, përkatësia në vazhdimësinë e rrugëtimit. Nëna, prindërit, Xhevahir Spahiu, Sulejman Prrenjasi e ndonjë tjetër, të profilizuar në kornizën e vlerësimit, imazhohen si subjekte të objektivuara, të cilat përfaqësojnë karakteristikat e përgjithshmërisë së shpirtit njerëzor, akomodimit të këtij shpirti në rrethana kohe e hapësire, reflektimi tek të tjerët. Vjollca Koni i përkushtohet aspektit të tillë me bindjen e ngulitur se po skulpturon shtatoren e vlerës së mirfilltë, duke monumentuar atë në piedestalin e poezisë. Gjithanshmëria e shtrirjes së preokupimit pason një dinamikë të ndërlidhur në përvijimin e dukurive, imazheve e peisazheve, të cilat përbëjnë sfondin e ndërtimit të kësaj veçantie në vëllimin “Ti Qindvjetësh”.

 

 

13599977_1212120598806567_2867071081191644551_n

Ti qindvjetësh

 

– Ky vëllim spikatë edhe në një rrjedhë tjetër; në llojshmërinë refleksive të vargënimit, në lirizmin e gjerësive permanente, të cilat japin mundësi vërshimi ndjenjave, reflekseve spirituale, efektimit emocional, formësimit imagjinar. Figurativiteti depërton në postulimet e sajuara dhe sajon cilësi, të cilat kapin këtë shtrirje, metaforizimi shprehimor, simbolika adapte, personifikimi i duhur në moment të veçuara ikonëzojnë ndjeshmërinë në shtytjet shpirtërore, trajtojnë inspirimin me mjetet letrare të poetikës dhe, kështu, shpërfaqet tabloja e botës së brendëshme të poetes, si tërësi dhe si e episoduar në sekuenca emotive të intensitetit të ndryshëm, herë si vrull, herë më shtruar, por gjithsesi në rrugëtimin e kontekstit të jetësimit kompleksiv të shëndërrimit në realitet artistik me nivel. Autorja shprehet me mall, mallëngjim, me dashuri, me dhimbje, por edhe me ngazëllim, të cilat interferojnë përditshëm gjatë gjithë “qeindvjetëshit” të saj, që nga hapërimi në çiltërinë rinore, në gjurmërimin depërtues në jetë, në spostimin në mëgrim. Psojat e këtij shtegëtimi do i gjejmë të ngërthyera në brendinë e vargut, në vjershërimin specifik, në ligjërimin e vetjes origjinale, të shpërndara në tituj ilustrativ që përbëjnë sintetizimin e kuptimësisë dhe përmbajtësisë. Këtu është jeta, ajo kompleksivja dhe ajo e thjeshta, në rrjedha normale dhe në ato dramatike, me të mirat dhe të metat e saj, me origjinalitetin dhe tjetërsimin, konkretja dhe ndijorja. Si e tillë përfshinë gjerësinë dhe thellësinë e poetizimit të saj në kohë, në ideotematikë, në strukturë. Thirrrja e qindvjetëshit i duhet infrastrukturës së traseizimit, si kordinatë e përcaktueshmërisë së piketave.

 

 

Vjollca Koni 1

Vjollca Ajasllari – Koni

 

– Poetja Vjollca Ajasllari – Koni prezentohet sërish me një fotografi të re në përmbledhjen poetike, me një asortiment të pasuruar në ecje e sipër përgjatë krijimtarisë, me variete shtytjesh e frymëzimesh, të cilat i ekspozon në këtë kreaturë në një mënyrë mbresëlënëse, me një gjuhë konkrete dhe të figurëzuar, por gjithsesi të kapshme lehtësisht nga lexuesi. Kjo bënë që oferta e poetes të cimbisë kurreshtjen dhe të kërkohet për absorbim. Në kushtet e ngrysjes shpirtërore mund të konsumohet si stimul freskimi a rifreskimi të humorit dhe përbushjes së kërkesave të oreksit për poezinë… Suksese poetes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s