Poezi nga Eduard Leka

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

FJALË POEZI

 

Puse pa shpuar

Ujerash virgjëruar

Qiejve vërshojnë

Shi në shkretëtirë

Njerëz kohësh etur

Lutur ujë bekuar

Vështrojnë mrekulluar

Vështrimet menduar

Mëndje sy mahnitur

Burimin kërkojnë

Gjurmë pagjetur

Tokës veshin vënë

Nga thellësi e sajë

Zë qarje gëzimi

Tinguj porsalinduri

Rimë gurgullojnë

Enden pasqyrime

Dhe ç’enden persëri

Sytë mbjellur në tokë

Mbinë fjalë në sy

Sytë mbyllen

Fjalët hapen….!

 

 

 

13775880_760796650726879_3767104268309665836_n

NJË GRIMCË KOHË

 

I kërkova kohës

T’më rikthej momente

Shkurt ma preu

Se nuk nundej

Insistova të kërkonte

Në faqet e memories

Në rrahjet e zemrës

Aty ku gjithshka është

Mbetet e pashuar .

I thashë kohës

Se kam disa fjalë

Për të shuar

Disa për të shtuar

Dhimbje për të shkulur

Caste per të rijetuar

Përqafime të harruar

Një puthje për të dhënë .

Koha mu përgjigj ;

Se me kohën

Të gjitha mund të ndodhin

Me të tashmen

Shkruhet e shkuara

Ndonjëherë më e bukur

Ndonjëherë më shëmtuar

Për asgjë të mos pendohesh

Derisa të ketë mbetur

Nje grimcë kohë e fundit

Do kesh një tjetër okazion

Për të treguar..

Për të jetuar..

Për të shpresuar…

 

 

 

SH Q I P O NJ A

 

Fluturo, lart ti zog i egër ,
permbi re, ne qiellin kuq e zi .
Vështroje, cdo plis, të cerdhes tane ,
tokës amë SHQIPËRI .

Fluturo, larg ti zog i egër ,
fort i etur, për liri .
Kalo, fusha, male, dete ,
për ty ballkani është shtepi .

Bashkohuni, me shok të tjerë ,
nga Presheva në Çamëri .
Mos e ndalni fluturimin ,
detet ledhatoni, deri në malin kuq e zi .

Tashmë, nata është larg ,
ngadal, dita po agon .
Fort, shqipes ti kendoni ,
ILIRIDE, erdh koha jonë .

 

 

 

MES DIELLIT DHE HENËS

 

Mbrëmja, çel ngadalë
si një lule pranverore
Qielli i kthjellët
ndryshon ngjyrë
Pikturohet në portokalli
s’fumaturë, vijëzash kuqalashe
Vetëm ti shohësh
të ngrohin zemrën
Era, ngadalëson fluturimin e saj
Si një frymë e ngrohtë
dhuron embël ledhatime
Dielli tashmë
është gati të përgjumet
në shtratin e tij
Në horizont, shfaqen
një tufë pulëbardha
Sa hijshëm fluturojnë
duke përplasur
krahët e tyre të mëdhenj
Ah sikur, edhe unë
të bashkohem me ta
Të hidhem, në krahët e lirisë
të ndjej erën
të më shpupuriste flokët
Le të zgjasë fluturimi
një çast apo një jetë
Ah sa shumë dëshëroja
larg me erën te shkoja
Zhytur në ëndërrime
tufa e pulëbardhave
humbi në horizont
Unë akoma mendoja
të fluturoja
Bregut të detit
i vetëm qëndroja
Papritur harmonizohen
cicërima të zogjve
Me korrin e tyre
romantik
të fund ditës
I urojnë mirëseardhjen
Hënës
Bie një qetësi
intriguese
Nata, me vellon e saj të errët
mbulon gjithshka
Deri sa humbet
mbi catitë e shtëpive
Mes dritaresh të ndezura
diku mes ndricimit të qirinjëve
intrigon, shfrenimi erotik
Pranë meje degjohet
melodia e valëve të detit
E cila percjell
gjallërinë e shpirtit poetik
Duke lënë të mbretërojë
misterin e natës
Në mëndjen time zhurmat e ditës
ja lënë vëndin
mendimeve të zhurmëshme
Në errësirën itriguese
sytë e mi i drejtohen hënës !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s