Poezi nga Fitore Doma
Nuk harrohet
Nuk harrohet ajo dit
Kur ti më the mori fund gjithçka
Sytë e mi span me drit
Se për mua ishe një dashuri e par
Nuk harrohet ai moment
Ku me dhe dorën për të fundit her
Nuk harrohet ajo tragjedi
Ku ti me the se në zemrën time
Nuk ekziston ti
Gjith ai çast shkoi me lot
Mes jetës dhe shpreses thash po jetoj
Në syt e tij pash një shikim
Po ai shikim kishte qen një mallkim.
A thua vallë ti
A thua vallë ti
Ishte ajo ditë e fundit për mua
A thua vallë ti
E larguam fjalën të dua
A thua vallë ti
Ishte shikimi jot i fundit
A thua vallë ti
Ishte rrahja e zemrës sime e fundit
A thua vallë ti
Ajo buzëqeshje e fundit për mua ishte
A thua vallë ti
Zemrën time e braktise
A thua vallë ti
Lotët e mi për herë të fundit rrodhën
A thua vallë ti
Fjalët e tua për të fundit herë mbetë.
Kjo quhet dashuri
Më fal që të dua kaq shumë
Më fal që ti fal netët pa gjumë
Më fal që të shikoj me aq butësi
E pra, kjo quhet dashuri.
Më fal që po të qesh me buzën gaz
Më fal se me zë të lart po të thërras
Më fal nëse të shikoj në sy
Se po më digjet shpirti për ty.
Më fal nëse thërras emrin tënd
Sepse ti për mua je njeriu i shenjtë
Më fal nëse të përqafoj fort
Eshtë malli që për mbrenda më kaplon.
Një rrugë e gjatë
Udhëtova në një rrugë shumë të largët
Duke të kërkuar ty o shpirt
Shum pengesa pata rrugës
Po s’të pashë kundi ty o dritë
Ecja shpejt duke vrapuar
Se ty kundi do të gjej
Ndalem aty në mes të zemrës
Ku emri yt ,emrin tim po thërret
Thash me vete çpo ndodh vall
Ishte gëzimi i madh për mua
Ishte zemra me plot mall
Dashurin ton duke përjetuar.