Fragment nga romani “Shtëpia me dy çati” të autorit Rezart Palluqi
Fragment nga romani i katërt, “Shtëpia me dy çati”, botuar prej Shtëpisë Botuese: “Dy lindje dy Perëndime” të autorit Rezart Palluqi. Libri gjendet në libraritë e Tiranës dhe libraritë e qyteteve të Jugut të Shqipërisë! Do ta gjeni edhe në panairin e librit në Durrës, që bëhet javën e parë të gushtit, dhe në panairin e librit në Sarandë, që bëhet në javën e fundit të gushtit.
Fragment
fq 15
Erdhi çasti që u binda katërcipësht se arkitekti më hante në besë me bashkëshorten, prandaj edhe po prisja rastin ta kapja me presh në duar. Shkova te dyqani i enëve të kuzhinës dhe bleva tri thika të mëdha. Më vonë, ato i fsheha mbrapa librave të stërgjyshërve të mij filozofë, Aristotelit dhe Platonit. Ndërkaq, më vrundulloi në kokë një romuz i kripur.
“Stërgjyshërit e mij të shtrenjtë! Mbrapa trupave tuaja prej letre fshihet thika, me të cilën mund ta ther si qengj arkitektin e botës bizantine, që u shndërrua për ju në një mur mjaft të lartë; një trup i ngurtë që ndan botën tuaj të lashtë e të ditur me botën ku sot jetoj. Jam i sigurtë, o Aristotel, se sapo t’ia hap një vrimë në kraharor arkitektit, ti do të shohësh sadopak një rrip prej botës ku jetoj dhe anasjelltas.
Rezart Palluqi