Poezi nga Roula Pollard / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Roula

Poezi nga Roula Pollard

 

 

Deri sa vegimi të bëhet i dukshëm

 

Dua krah teje të tejshkoj

tokës edhe qiellit, kopshtije të reja,

rrafshtnalta fushëverdha,

lumenj, planeteve, braktisur

derisa të krijohet atmosferë jetdhënëse përmbi tokë

të mos kalojmë të tjera rrafshnalta, bashtije,

me tone dioksinash nga fabrikat e jetës.

Veç, kujtoj ende lumenjtë e kulluar

brigje të bekuar me lulnajë dhe zogj

kur ende brenda tokës zhardhokë gjallonin

me emrin e të madhit, Zot

me emrin, e vërtetë, dashuri, qartësi, barazpeshë,

pastërti, ndjenjë dhe fuqi

vlera jete, që për njerzit rishtaz hepojnë.

Jetë më të ëmbël se dashuria

kërkojmë.

Tani, lumenjtsterrë të planetit ç’na duhen?!

ndërojnë rrjedhë oqeanet, brenda barkut të tyre

lëndë bërthamore varrosur në tejmasë.

Pra, helmueshmëria e tokës, a është më kthyeshme?!

Të përqafoj, i dashur, krah ujit këtë çast

tek bekojnë tokën duart e Zotit

dhe shpresën për planetin e gjelbër gjalloj.

Me gjithë agoninë e njerëzimit bashkohem

për Jetën luftoj…

 

 

 

Në ditët tona të sprovës

 

Nuk pashë vetëm miq të përgjaken.

Pashë edhe zemrën time, zhytur në gjak.

Nuk pashë vetëm miqtë tek qanin.

Qaja edhe unë, por pa lotët farmak.

Nuk pashë vetëm miq pa Atdhe

Sepse Atdheu im edhe pse gjallë ende,

Kur pashë dejet t’i prisnin,

Ata që shtireshin kirurgë,

U zhdukën, gjakdhurues dhe doktorë të paudhë.

Ende Vendi im emoragon, vërtetë.

Të rinjtë emigrojnë, gjak humbet.

Përkulen pleqtë, dheun puthin me lot.

Rinia e papunë rrugëton, çuditet dhe pret.

Zemra ende duron, mrekulli, përditshmëri,

Përderisa mes gjumit nis bërtet, “Liri„

Liria madhohet mes ëndrës dhe zhgjëndrës

Bërtet “Mjaft më me dhimbje, sprovat mbaruan

Mjafton t’a besosh me mendje dhe zemër„

 

 

 

Si një çudi…

 

Si pemë e jetës kjo poezi

nuk ka të sosur, gjithë frymon dhe prej fillimit rinis.

Mëngjezeve hap një monopat të ri

shtëpi me dritare të reja dhe derë të re

prezanton bashkpunim dashurish

citon se jemi luftëtar, madje, më të denjë se dje.

Kjo poezi, atdhe i ri dhe qielli im

rreket një takimi të ri

një fjali që negacionet zeron

një betim se vazhdojmë, veç me dashuri.

Kjo poezi me të gjithë ishujt e saj

kontinentet, bukë dhe ujë dashuruar

mirësi na dhuron, përgjigje e një pyetje të re

sinfoni përmbushjeje jete dhe ëndre ëndëruar.

Aty ku njerëzit kërkojnë drejtësi

përbetim për një jetë që e duam.

 

 

 

Ende

 

Puthëm çmendurisht e dashura ime

Derdhur puthjet ujërave, kohëve

stinët koten brenda trupit tim

hedhin rrënjë lëkurës, drithërim intime.

Thellësitë e tu, tek i prek, hapen sytë

zë – pranverë përkund ujërat liqenit

trupa, krahë bashkojnë shpirtbrigjet

brigje të bashkuar, tashmë vet i dytë.

 

 

 

Krijesë Dashurie

 

I.

 

Mijëra buzëqeshje,mesqiellit,me agimin

Universit, Erosin blatuan pragjeve

me ëndër dhe dëshirë krijuan Dashurinë

portëhapur mbetur erërave, pelagëve

me dlirësi të qeverisë njerëzim dhe njerinë.

Të rishkruaj ëmbëlsisht degëzimet e fatit,

lulakë të lulëzojnë zemrave sërish,

gjokset të freskojë era butësisht.

Mund të bëhen të gjitha, zemra tek t’a do

duart të largojnë të keqen në vend të paarritshëm

me këmbë lumturie, njerëzim rrugëto.

Me një fjalë të vetme zhbë, negacione horizontesh

dhe ja, përpara teje, përjetësia udhëton

kur mes sysh më shikon, me thellësi deti

terrin shmang dhe dritës, rrugë ravijëzon

dhe shpresën, përfytyron, lule në të ardhmen

kur zemrën të vërtetës, hapur ja dhuron

toka buzëqesh, rilind Dashuri dhe Eros.

 

ΙΙ.

 

Kur e kapërcen kufirin e buzëve

Të çara lumenjsh krijon

Oqeaneve pafundësi, lindjeyjesh.

Kur kapërcen kufirin e buzëve

Historinë e njerëzimit shkruan.

Kur kapërcen kufirin e buzëve

Gjendemi planeteve të tjerë, druaj

Jetojmë me pathos lirinë, ekzaltuar.

Kur kapërcen kufijtë e trupit

E di se sa shumë do të qetohet

Gjithë bota Dashuruar.

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s