Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

MALLKIM

(Mjaft vrasjeeee në Shqpëri)

Nuk më duhesh kurrë më gotë e hidhur që vret
Mallkimin e sëcilit njeri e durova dje edhe sot
Kurrë s῾kam mendue edhe Dielli mallkon.

Mjaft na kanë mallkue kohërat që na vranë
Dhe për pak mbetëm edhe pa emrin tanë.

Harruam shekujt e huaj kur tokën e Zotit na e shkretëruan
Etjet për liri i shijuam vetëm nga portat prej ferri
Pimë ujë detit të skuqur prej gjaku dhe kockat që s῾kishin ndalim.

Dhe vdis më mirë pa mallkim fjale e njeriu
Nëse perënditë një ditë kthehen në jetë
Gjuhën që vret na e marrin në pakthim
Jeta na varfërohet kur ma sytë nuk na shikojnë.

Ti trëndafil jeto edhe për fjalën time të shenjtë
Merr të bukurën nga e bukura e ëndrrave të mia
Më nisë udhën kah Dielli nëse di i vetmuar të udhëtoj
Më mirë të më djegë flakë e tij së sa i mallkuar të jem.

Mos më mallkoni gjuhën e Zotit që shrenjtë shqipet e paguan
Një jetë pa jetën e lirë të asnjë cepi të atdheut të shenjtë
Nëse keni shpirt demonësh më mallkoni mua dhe ëndrrën time
M῾i leni të lirë të gjitha perënditë që një ditë më falin ndoshta liritë.

 

MOS VDIS EDHE NËSE TË VDISET

Mos vdis edhe këtë pranverë nëse të kam fjalë shpirti
Më kë shërue plagët që pa fajin tim i mora në pakthim ferrit
Jetën e ndava nga një copë toke ty ,atdheut dhe Zotit .

Dashuri kurrë nuk gëzova sikur yjet kur rrëxuan stuhitë e shiut
Tani çfarë t῾i them jetës,më ke të flas në gjuhën e zanave.

Kam zënë pllumbat në largim ,i mbaja dhe ju fala lutjet e jetës
Të takohen me dallëndyshet e Ndre Mjedes diku në dhera të huja
Eh,pse na dehen lotët e dhembjeve më shumë së verërat qndravjeqare.

Ke ta takoj këtë të diele që lutjet m῾u thanë nga errësira që s῾kthen më dritë
Në uratë perëndish e shndërrova sëcilën fjalë sa herë e shkruaj në varg
Me jetën time nuk merrem unë,atë ma morën gjuhët kur më flisnin perënditë.

Nuk i them më jetës jetë nëse fjala e poetit mallkon tokë e qiell
Më kanë thënë së vetëm poeti flet me perendit ditë e natë
Rri me mua dhe fal shërimin e dhembjeve edhe atëherë kur plagët s῾kanë jetë.

Këtë pranverë jeto më shumë së dymijë vite kur erdhe para Krishti
Mos vdis edhe nëse të vdiset pranverës ,unë të fal njëmijë jetë nga jeta ime.

 

SYTË E SOLOMONIT

Do të vonohet koha e bekuar të ngritemi nga legjendat
Derisa sytë e Solomonit rrjedhin gjak ferri nga jeta e jonë
Vërbërisht shujnë shumë jetë që vijnë nga yjet e falur
Çmendurisht ç῾rrënjosin kohët e arta që kurrë më nuk kthehen.

Këtu e dymijë vjet më parë lindem ne para djajëve
Përderisa nuk ju zbardhen krahët korbzinjëve,ata fluturojnë
Copat e tokës mbesin ende të ndara në dysh të jetës sime
Asnjë njeri të fisit tim nuk e takova pranë Diellit duke bërë lutje.

Ah,ç῾duhet me u ba i bekuar i perëndisë para së të godasin jetën
Kur ti dhe unë ecim flakës së zjarrëve të Prekazit me dëshirë heroi
Ashtu siq na ka lindur nëna pa rroba mëkati ,i duhemi atdheut
Edhe lindjen edhe fatin e ndajmë sëbashku me të bukurën e tij.

Zbrazi një nga gotat e mia Solomon së tani i dehur jam
Vërbërisht e shikoj Diellin pa fuqinë që kohërat ma moren në pakthim
Nuk e di kujtim e bukur a të hidhur e kam mbjellur në tokën e shqipeve
Me gjuhën e perëndive tani mund të flas unë heroi i thellësive titanikiane.

 

Ç῾JETË ME E JETUE

Me ç῾jetë kam dëshirë të jetoj
Jetë fluturash pa zhurmë mes gjethesh të luleve
E kam mendue të pikturoj copëza të jetës së bukur.

Me jetu kam dëshirë të jetoj mes këngëve
Pa lot dhembjesh të atdheut që ngjanë me mua
Me simfoninë e nëntë të Betovenit të këndoj
Thellësive titanikiane.

Me shqiponjat e Butrintit e kam dëshirën të eci
Ngado që i thonë bukës bukë e ujit –ujë
Të fluturoj si zanat e malit pa asnjë dysh të ndarë atdheu.

Me jetue,ah ç῾dëshirë kam të jetoj vargut të Heminguejt
Të dehem muzave të tij hyjnore mbrëmjeve pa hënë
Kur nuk ndalojnë vargjet e tij të krisura.

Me jetue legjendave kam dëshirë të pi qumësht nga gjiri i zanave
T῾i bashkoj kohët e Mujes dhe bac Ademit në një kohë shqipesh
Të shëtis ditë e natë me fenerin e ndezur të Homerit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s