Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
S O L
 
Dy hapa para , një heshtje mbrapa
dorën mbi sisë,
prekje te rrufeshme
kyçi nën kyç, brishte.
Perplitje frymësh , pause e shkurtë
tendosje kamsh
qafa lëviz.
Rënkim vesh me vesh,
Tre hapa të shpejtë,
qafa mjen anë
shtrëngim krahësh
lehte.
lehte
fort
kërcitje brinjësh…
Vërtik perçan hyn drejtë n’parajsë
ferr bute,
therje amël , gjuha rreth thithkës
kafshim i lehte,
qiell i shtatë,
sol,
sol,
Sol i gjate,
zbresim tre shkalle,
sonate pak çastesh,
vokalice e athët
edhe nji frymë
fyti deri në asht, mpleksje duersh,
rtotullim nalt,
dy kthime mbas
dhe nji here.
Ecje pa shkëputje
qiellz përpjekun
kafshatë e shijshme,
fill i gjetun deri ne damare.
Kapërthim.Vetëtime
tre kputje qiell, nji gram qetsi,
lagshtinë
dashni
shi.
Tre heshtje grumbull,
mistikë andrrash
pauzë kohësh
veç hapa para
krejt rrotullim
brymë frymsh
rënkim i thellë.
Klithje
përleshja e fundit
vlim
kthim
lshim
Oh.
Mjaft se m’ke përpi!
 
 
 
Çezarit
 
Ti lëkundesh para syve të mi,
jeshilohesh në shpresa endacake,
ripërtrihesh rrahje mbas rrahje..
Sythesh, hepohesh, formohesh Brenda meje,
Si dikur mbi jetë,
Një andërr, siluete e t’shkuemes.
E vërteta e fundit mbi drunj,
kuqlohesh ,
fëshfërin e kputesh,
e shkëputesh..e bjen mbi buzë
stinë paemën që më fton me puth.
Ti shpuplohesh,
Shkrihesh,
shkundesh para syve te mi,
që kanë nxanë cak brenda tuejve.
 
Fjalë ,
krijesë e andrrave të mia,
amë shpirti,
pupël rame mbi qerpik,
guri që vizaton rrathë në ujë
qielli ndrye në gjoks,
horizonti kapërthyem syve,
Ti brenda meje.
 
 
 
GRUE
 
Deshta me u lindë, burrë,
penis nxehtë, zemërgur,
Kishe mujtë me luejtë luftash,
shpatash të hekurta,
garash,
topash,
dreqnish.
Deshta me u lindë kjofte për nji çast , burrë,
që vret heshtje n’bështymë,
thyen mure,
çan kope delesh të vetmueme,
si ujk.
Deshta me u lindë , burrë,
tue rritë egon në blasfemi,
tuj u pa për seri,
natën vonë me u dehë,
ne gotën e pafundme të whiskeyt…
Deshta me u lindë , burrë, me shiju këtë mrekulli hyjnore,
bark rritun,
gjinj hedhun,
flokët në gjysëshpindë….
Në këtë kohë ku dreqnit, janë mashkuj,
maska , ai,
unë deshta me u lindë, burrë, njeri.
Kje e pamujtun, linda shejtnisht , GRUE
 
 
 
NANË e TIM BIRI
 
Jam grueja e atij që s’më njeh e s’din
se andrrat e mia
ngjallin shpirtën t’ vdekun.
Jam nana e parë dhe e fundit e tim biri.
Parmaku i time bije.
Isha dashnorja e burrave që s’ekzistojnë,
e s’dinë si kapërcehen male me nji frymë.
Atyne që më deshtën u fala
veç nji poezi.
Boheme fatesh lidhun.
Zgidhun mendsh, ogur i fatit tem.
Isha , jam dhe do te jem
ajo qe mbys vehten,
veç mos me kenë arlekini i dramave
pa autore.
Jam grueja e pamarre,
që dashnisë ja ka mbjell farën bash në bark të vet.
Vdes e ngjallem
nanë e Tim biri.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s