Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

NË NJË TË ENJTE PRILLI

Gruri e mbushi kallirin, Evë.
(Adami e shtron sofrën).

Po mbuzet nata, Adam.
(Mërlaqet, Eva).

Gjarpri, kutullaç, n’ Eden.
(Eva, gjuhë prushtë
braktisjen grish harresën).

Në dheun e Nodit,
Adami ndjen
se shpirtit frymën trupi ia zë.

 

ÇAST DITE

Kur kënga të shuhet në buzë,
edhe ferri ndjehet i lodhur!
E ,ti?
shih qiellin përdhé të shtrirë,
krimbat tek e zhbëjnë…

 

Poezi

1.

Mos hiq dorë prej meje
shpirti im për ty ka etje!

Për mëkatar mos më merr
mos më përbuz për herezi
kur pa dashje shpërfill kërkesat e tua!

Pa frymën tënde
ndihem varr i gjallë
Poezi.

2.

Mal metaforash është libri i poezisë
grackë simbolesh
ku gjallojnë herë-herë
spermë politikanësh e popuj në agoni
toka shtatzëna – të vranëta, hi e plojë
lavire të virgjëra e psalme shenjtorësh
stuhi vullkanesh, fantazma, urti e Solomonit.

Sa profeci fsheh brenda vetes
Poezia –
lufta për dinjitet!

 

Poet

Eja dhe shih të zverdhur në palcë
tokën e premtuar të artit në këmishë nate
dhëmbët e bardhë në copëra mishi kudo në horizont
lotin e botës në sytë e mi
në dhimbjen që fshihet në çdo qelizë të qenies
fytyrën reale të botës shih, fitimtare në asgjë.

Midis poezisë dhe poetit një univers ndan, Poet
këtu kemi harruar se në fillim ishte Fjala
të çorientuar në rrugët tona
sinorin mes hirit e artit ngatërrojmë
një dëshmi më shumë për fytyrën engjëllore të ligësisë.

Eja sërish, të lutem,
se poshtë ka rënë fjala këtu
tokës së tharë të mendjes sonë
muzën dhuroja!

E helmuar është fjala

E helmuar është fjala jote
nëse e kafshon deri në përgjakje
dhe e varros nën dhëmbë.

Nëse nuk e vë dot gozhdë
në pushtetin shpërfillës të natës,
mos thuaj jam poet!

Kumt i frikshëmky për të nesërmen..

 

Revoltë e heshtur

Hesht Shpirti im
kur velin gri mbi qytet pushtetarët shtrijnë
e turma shurdhmemece i këndon robërisë.

Hesht se revoltën e poetit nuk e duan
as atë mal simbolesh që ngreh Ai
për hënën nusërore dhe madhështinë e zjarrit.

E ç’rëndësi ka në ishte Fjala në fillim
nëse vargu yt sfidohet
nga kuaj të harlisur a nepërka me syze.

Shpirti im,
për verbimin e diellit dhe gjithçka rreth teje,
hesht po munde!

Sërish do ketë një të Premte të Madhe…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s