Poezi nga Donikë Rrethaj

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

THUE DI GJITHÇKA?!

E di ç’asht dhima…
njoh peshën e lotit,
e buzt qi dridhen tuj hasë njana-tjetrën,
n’puthjen e fundit.
Di dhimën e grushtave t’ramë nji muri,
e ndjesinë e gjakut qi freskon poret e lëkurs.
E di ç’asht humbja…
e rrqethjet e trupit kur hyj n’vorret e harrume,
e para nji guri t’ftohtë gjarpën..
prehi dorën,
n’shenjë puthje e mungesët.
E di ç’asht dashnija…
emja zemër rrahu kur brishtsija ishte aq e brishtë,
e njomsija e faqeve shkrunte drojen,
e kuqjen nga nji faj i pa faj.
E di ç’asht vaji…
kajherë kjahet mbrenda…
edhe pa lot,
asht ai vaj qi t’vret,
e ti?!
Don tanë botën lerg se kërkush at vaj s’ta ndin,
e don t’kjash: VETËM.
E di ç’asht buzqeshja…
pooo e di,
qeshi me sy, me trup…
n’mbramjet e errëta ,
e n’nadjet kur dielli ala ska zbardhë.
E di ç’asht tallja…
fallsiteti,
nuk e dhashë ,e pashë n’njerz,
e shoh çdo ditë njerz me maska,
qi thjesht zgërdhihen tuj t’dhanë,
pjesën e kalbun t’mollës.
E di ç’asht bota…
n’at temen e di…
e jeta…
Po thue di gjithçka?!

O ndoshta ….aja gjithçka…
asht nji kapitull i porsahapun?!

Se di..!

 

ZGJEDHJE

Unë zgjodha ikjen, ta kisha thënë,
mos, mos, mos kurrë mos më tradhto,
ti më lëndove më mijëra herë,
dhe më nuk munda të thashë : vazhdo…!

Mu lute , qave ,përgjërove…
më zure derën ,bërtite fort,
të pashë sytë ,frikën e burrit,
po brenda meje vdisja lotë.

Më nuk duroja ti i kishe vënë,
po krejt flakën dashurisë,
më mijëra herë të kisha thënë,
mos më hidh kurrë në krahë të tradhtisë.

Po ti vazhdove ,,thjesht më plagose,
pasi të kisha falur mijëra aq shumë,
më ngule thikën zemrën varrose,
hodhe gjithçka ,gjithçka në lumë.

E unë të prisja ,unë të doja…
me trup dhe zemër të isha falë,
po ti ndërroje mijëra krevatë,
dhe unë çdo ditë vdisja ngadalë.

Deri një ditë kur e kuptova…
se dashurija nuk është tradhti,
në dreq gjithçka dhe ti më të,
dhe imja zemër kjo dashuri.

Kur e kuptove se po më humb,
ndërrove pllakën , në gjunjë më re,
po dashurija që vrahet, theret…
një ditë mbaron ,nuk kthehet më.

Ti zgjodhe gratë ,krevatet e tyre…
dhe unë? Unë larg sigurisht,
se dashurija stë lëndon,
të puth ëmbël fizikisht.

U ndjeva lodhur, e vrarë..mohuar,
nga ti,,ty që gjithçka të kisha dhënë,
po dashurija di dhe të ikë,
në breshër,shi,në natë pa hënë.

Po preferoja po kët rrugë,
një rrugë të vetme , po pa ty vërdallë,
të garantoj do vijë një ditë,
do vdesësh brenda nga imi mall.

Do më kërkosh…kërkosh beso…
ndoshta do kthesh botën përmbys,
ti zgjodhe gratë,,asgjë më shumë,
dhe unë? ZGJODHA IKJEN…, sigurisht.

 

SHËËËËTTTTTT….!

Shëëëëtttttt……….mbyll gojën,
nuk due as fjalë,as trazim…
as rrena boshe ,palavra…
as ma t’voglin shikim.

Shëëëttttt…..mos fol për askënd,
gjithkush t’shohë vedin pasqyrë,
ti sheh tek tjerët nji bote bosh,
kur e jotja e vdekur e pangjyrë.

Shëëëtttttt…hesht t’tham..nji moment,
kajherë e din,, ma mirë asht thjesht të nig’josh,
ti?!
i jep tjerëve mësim?!
kur bota jote? botë bosh…

Ehhh…..hesht.
SHËËËËTTTTT…..shëët!

 

ZEMËR PA JETË

Nji zemër s’lidhet ,zemra don liri…
nji zemër duhet , mbahet ngrohtë,
nji zemër gruje respektohet,
si jepet thikë, as hidhet jasht në t’fohtë.

Nji zemër ka nevojë për ajër,
ka nevojë për t’madhen e t’pastrën dashni,
nji zemër gruje asht nji botë e gjanë,
botë qi jep pa kërkue asgja, veç mirësi.

Se ti? Se ti e keqtrajton, e vret………..
kahdalë çdo gja mbrenda saj mbet e shkretë,
aja ik kahdalë…kahdalë,
at zemër e ke humbë,asht thjesht nji zemër e pajetë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s